Aktualitet
Merr fund arratia, kapet autori që vrau dy shqiptarët në Shkup (EMRI)
Është arrestuar pas 5muajsh në arrati, autori i vrasjes së dy shtetasve shqiptarë në Shkup, ngjarje e ndodhur më 6 mars të këtij viti.
31-vjeçari i cili vrau, Jeton Krivanjevën dhe Enes Isenin në Kalanë e Shkupit, u kap këtë të mërkurë në zonën e Gazi Babës, njofton Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup.
Kujtojmë se dy shqiptarët mbetën të vrarë pas një “bastisje” gjatë mbrëmjes së 6 marsit 2023 në Shkup. Si pasojë ngeli i plagosur edhe kamarjeri i lokalit.