Connect with us

Kosova

Sulmi në lokalin e Prishtinës me 1 të vrarë, policia në kërkim të ‘Dukës’

Dukagjin Nikolla, personi i njohur me nofkën “Duka” që u përfshi në sulmin me armë të ndodhur pak ditë më parë në Prishtinë është personazhi për të cilin policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve, për ta arrestuar.

“Duka” është i dyshuari kryesor për sulmin me armë në lokalin “Bon Vivant”, që përfundoi me 1 të vrarë.

Në këtë sulm mbeti i vdekur personi me të cilin ai ishte i shoqëruar, pjesëtari i FSK, Kastriot Ramadani.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Kosovës, mbështetur në urdhëresën e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti për Krime të Rënda, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprat penale;

“Vrasja e Rëndë në Tentativë” nga Neni 173, lidhur me nenin 28, të KPK-së,

“Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” nga Neni 356 të KPK-së,

“Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga Neni 367 të KPK-së, si dhe

“Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga Neni 366 të KPK-së.

Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarve të shpallur në kërkim.

Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë arrestimit sa më të shpejtë të tyre.

Advertisement