Bota
Tronditëse/ Mamaja gjen në dhomën e djalit trupin e një gruaje të coptuar
Një nënë bëri një zbulim të tmerrshëm në dhomën e gjumit të djalit të saj.
Ajo gjeti trupi e një gruaje të vdekur të mbështjellë me qese plastike.
“Nëna hyri në dhomën e djalit të saj pasi vuri re një ‘erë të çuditshme gazi’ në shtëpinë e tyre në Los Angeles Jugor”, thanë policët për Fox 11. Ajo thirri policinë për t’i informuar se gjeti trupin e një gruaje në dhomën e gjumit.
Policët mbërritën në shtëpinë në bllokun 2200 të Wall Street në Los Angeles të Jugut rreth orës 11:15 të së dielës, ndërsa mjekët konstatuan vdekjen e gruas në vendngjarje.
Viktima është identifikuar si Hannah Rachel Collins, 30 vjeç. Shkaku dhe mënyra e vdekjes së saj ende nuk janë bërë të ditura. I dyshuar për vrasjen e Collins është një i ri 26-vjeçar hispanik dhe i cili vazhdon të endet i lirë. Emri dhe fotografia e tij nuk janë bërë të ditura.
Djali i pronares së shtëpisë nuk ishte më në shtëpi, kur ajo zbuloi trupin e Collins. Nuk dihej se sa kohë trupi i mbështjellë me plastikë ishte lënë në dhomë. Collins vdiq dy javë pas ditëlindjes së saj, sipas të dhënave nga zyra e mjekësisë ligjore.
Policia po heton vdekjen e saj si një vrasje. Policët nuk kanë bërë të ditur nëse Collins dhe i dyshuari e njihnin njëri-tjetrin. Askush nuk ishte arrestuar për këtë rast deri më tani.