Connect with us

Sport

Manchester City u falet penalltive, fiton Superkupën e Europës

90 minuta të barabarta madje deri në penalltinë e dhjetë ku Sevilla gaboi dhe Manchester City triumfoi në Superkupën e Europës të luajtur në Athinë.

Kampionët e Europës fitojnë trofeun e parë të sezonit dhe të parin në këtë kompeticion, duke vijuar një rrugëtim fantastik që do të mbyllet me botërorin e klubeve. 1-1 në kohën e rregullt dhe më pas lotaria e 11-metërshave që u dha të drejtë anglezëve. Pjesë e parë shumë e mirë për Sevilla-n që shënoi me fuqinë e imponuar nga En-Nesyri dhe më pas tentoi për të dyfishuar. Pa busull Manchester City, kaotik dhe shumë i ngadaltë por me kalimin e minutave, kampionët e Europës fituan ritëm.

Mungesa e De Bruyne ishte e dukshme edhe në lojën e Erling Haaland gjatë gjithë ndeshjes jashtë lojës dhe me shumë pak topa të prekur poe i riu Palmer barazoi shifrat n minutën e 63 dhe më pas skuadra e Pep Guardiola-s fitoi besim e forcë. Mësymje drejt zonës së Sevilla-s për anglezët që në stadiumin e Olympiacos në Athinë nuk arritën ta mbyllnin ndeshjen në avantazh duke shkuar në lotarinë e 11-metërshave ku çdo gjë mund të ndodhte.

Në të tilla raste eksperienca nuk vlen, fati po dhe kështu ndodhi me Manchester City që përfitoi nga gabimi i Nemaja Gudelj, njeriu tek i cili u varën shpresat e andaluzianëve por këtë herë ballkanasi zhgënjeu duke e stampuar penalltinë e fundit në tranversë. Fitore për Manchester City që triumfon për herë të parë në një finale të tillë ndërsa Sevilla mbetet në kuotën 1 të sukseseve në Superkupën e Europës.

Advertisement