Horoskopi
Shenjat e horoskopit që e kanë të pamundur ta heqin mendjen nga ish i dashuri
Të kujtosh të kaluarën dhe të jesh i varur nga ish-i mund të jetë shumë e dëmshme sepse mund t’ju ndalojë të ecni përpara në jetën tuaj.
Dashi
Kujtimet e ish-it të tyre vazhdojnë t’i ndjekin ata. Ata e mbajnë fort të kaluarën, sepse duket se nuk mund ta harrojnë kohën që kaluan me ish-in e tyre. Ata nuk e kanë idenë se si të çlirohen nga kjo fasadë e lodhshme. Dashi përfshihet në një cikël të pafundëm përpjekjesh dhe mendon se dashuria me personin tjetër do të zgjasë gjithë jetën. Kur kjo nuk ndodh, Dashi thjesht e humb toruan.
Gaforres i duhen një grup i madh miqsh që ta mbajnë të zënë dhe të mos i shkruajë ish-it. Gaforrja bën ç’është e mundur që të rikthehet me personin që ka për zemër, madje edhe të manipulojë. Si një shenjë që harron, fal dhe do romanticitet, Gaforrja thjesht e ka të vështirë që të mbajë inat dhe të mos i kushtojë rëndësi ish-it.
Akrepi
Akrepit vërtet i duhet një përjetësi që të harrojë ish-in dhe zakonisht, janë tejet të zënë duke planifikuar hakmarrjen ose mënyra të ndryshme që ta bëjë personin tjetër të vuajë po aq sa kjo shenjë. Ajo bëhet një pikë nxitëse për ta. Dhe më pas, ata fillojnë të flasin me obsesion për ish-in e tyre.