Kronike
Tragjedia në Sarandë dhe e shkuara e pronarit Iljadhi, u qëllua me 20 plumba…
Më 20 qershor te vitit 2021, Spiro Iljadhi 37 vjeç, pronar i një prej klubeve më të njohura të natës në Sarandë “Orange” në Sarandë, mbeti i plagosur afër lokalit të tij, pasi u qëllua me breshëri automatiku nga 3 persona, vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi dhe shoku i tyre Redjan Hadëri. Nga 20 plumbat e lëshuara u plagos aksidentalisht edhe një pushues shqiptaro-amerikan kalimtar në ato momente, ndërsa policia në atë kohë e cilësoi ngjarjen pasojë të një konflikti të castit. Spiro Iljadhi njihet si biznesmen në zonë dhe është pronar i lokalit mjaft të frekuentuar “Bar Orange” në Sarandë dhe Orange Pizza & Grill Lounge” në Ksamil. Iljadhi njihej gjithashtu edhe me emrin Ermal Iljazi, ndërsa shkurt thirrej ‘Ero’. “Orange” njihet si vendi i festës së natës që frekuentohet nga shumë të rinj dhe ka të ftuar special këngëtarët më të njohur në vend.
Ngjarja në Sarande ku humbi jetën kamarieri 17 vjecar
Njoftimi i policise
Sarandë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ”Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin L.A., 43 vjeç, banues në Sarandë si dhe shpallën në kërkim shtetasin S.I., 37 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi i 43-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 37-vjeçarit u bë pasi:
Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1″, Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit S. I., është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin A. D., 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal). Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” .
Pronari i shpallur ne kerkim Spiro Iliadhi
Viktima Antonio Delilaj