Thinking ...
Connect with us

Kosova

Mesazhi i fortë i SHBA për Kosovën dhe Serbinë/ Zbulon fushat ku do angazhohet

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Lawton, ka vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e cilësuar atë si jetik për interesat amerikane dhe stabilitetin e rajonit.

Lawton tha se administrata e Donald Trump po angazhohet në nivele më të larta në Ballkan, ndërsa SHBA synon të forcojë rolin e saj si partnere përmes bashkëpunimit në fusha si mbrojtja, energjia dhe ekonomia.

Ai u ndal edhe te misioni i KFOR-it në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e tij për ruajtjen e stabilitetit në Ballkan. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara vijojnë të optimizojnë kontributin e tyre në misionin paqeruajtës.

Lawton theksoi gjithashtu nevojën për më shumë përparim në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se SHBA dëshiron të shohë hapa konkretë drejt përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Advertisement