Connect with us

Rajon

Flisni më qartë/ Vuçiç i kërkon SHBA-së demaskimin e Kurtit

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha gjatë një takimi me kongresmenin amerikan Michael Turner se Serbia po bën shumë përpjekje në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së, sepse e sheh atë si rrugën e vetme të duhur për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme dhe zgjidhjen e situatave krize të shkaktuara nga lëvizjet e njëanshme të autoriteteve të Prishtinës.

Vuçiç gjithashtu e falënderoi palën amerikane për përpjekjet e saj për të qetësuar tensionet në Kosovë dhe theksoi se është e rëndësishme të thuhet më qartë se e kujt është përgjegjësia për shkaktimin e vazhdueshëm të tensioneve.

Presidenti i Serbisë ka biseduar me kongresmenin Turner për marrëdhëniet dypalëshe, rrugën evropiane të Serbisë, dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe të gjitha çështjet e tjera aktuale rajonale dhe botërore.

Vuçiç përshëndeti dialogun dinamik politik me përfaqësuesit e administratës amerikane dhe Kongresit, duke theksuar se Serbia është e përkushtuar për bashkëpunim kuptimplotë dhe përmirësim të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së, veçanërisht në fushën e ekonomisë.

Advertisement