LAJMI I FUNDIT
Berisha: Rama mendoi se Kurtit i erdhi fundi dhe donte t’i organizonte funeralin politik, por mori atë që meritonte
Sali Berisha ka mbledhur grupin e vet të deputetëve, për të diskutuar strategjinë që do ndjekin këtë sesion parlamentar. Por ndërsa të gjithë prisnin se çfarë do u thoshte për strategjinë që do ndjekin në Parlament, ai nisi të fliste për Albin Kurtin dhe Edi Ramën. Berisha tha se Rama “mendoi se Kurtit i erdhi fundi dhe t’i organizoi funeralin politik, por mori atë që meritonte”. “Në sesionin e betejave më të fuqishme kundër këtij regjimi të damkosur në shkallë maksimale në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar. Unë e kuptoj qenë mënyrën se si funksionin parlamenti, si parlamentesh cubash, hajdutësh dhe njerëzish që nuk kanë, s’njohin as ligj, moral, e as Kushtetutë e rregullore. Institucioni në të cilin të drejtat e deputetëve dhe për rrjedhojë të atyre që përfaqësojnë deputetët shkelmohen çdo orë e çdo ditë. Është në funksion të regjimit të Ramës, të krimit, drogës e vjedhjes. Është tmerrësisht e vështirë ulja në atë sallë, por detyrimi më suprem ndaj zgjedhësve, na detyron ne që jo vetëm të ulemi por të shumëfishojmë përkushtimin tonë, alternativën tonë për qytetarët shqiptarë dhe denoncimet në të gjitha drejtimet të këtij regjimi që kryesohet nga një njeri, sot më i diskredituari në Ballkan dhe Evropë, pas Putinit dhe Lukashenkos. Vera e nxori lakuriq Edi Ramën. Ishte një verë në rrafshin rajonal ku ai u paraqit siç është, një gangster i vërtetë që nuk respekton asnjë normë e parim. Por kjo verë, i preu biletën atij.