Kronike
Plagoset shqiptari në Itali, 35-vjeçari ishte në gjendje të dehur
Një 35-vjeçari me origjinë shqiptare është gjetur i plagosur mbrëmjen e kaluar në Strada Nuova, në Codisotto di Luzzara.
Ka qenë një banor, i cili ka vënë re 35-vjeçarin në nevojë, duke e pritur në shtëpinë e tij dhe më pas ka kërkuar ndihmë mjekësore. Burri i plagosur në shpatull nga arma dukej në gjendje të dehur nga alkooli. Mediat italiane bëjnë të ditur se ai u transportua me ambulancën e Kryqit të Kuq në urgjencën e afërt në Suzzara.
Fatmirësisht, ai është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen në fjalë.