Connect with us

Kronike

EMRI/ Hyri në banesën e të moshuarës gjatë natës për ta grabitur, pranga të riun

Manxhar Caushi është vënë në pranga nga Policia. Pas njoftimit se një shtetas ishte futur për të vjedhur në banesën e një shtetaseje të moshuar që jetonte e vetme, në fshatin Jorgucat, Policia ka organizuar punën dhe kanë shkuar në këtë adresë. Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në banesën e 86-vjeçares, Caushin, banues në Libohovë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tentoi të vidhte në banesën e një shtetaseje të moshuar, gjatë natës, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet në flagrancë në banesën e 86-vjeçares dhe vihet në pranga 38-vjeçari. 38-vjeçari i arrestuar, me precendent të mëparshëm penal për dhunë në familje dhe për krime të tjera kundër personit.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë, menjëherë pas njoftimit se një shtetas ishte futur për të vjedhur në banesën e një shtetaseje të moshuar që jetonte e vetme, në fshatin Jorgucat, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në këtë adresë. Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në banesën e 86-vjeçares, shtetasin M. Ç., 38 vjeç, banues në Libohovë. Në përfundim të veprimeve, shtetasi M. Ç. u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Advertisement