Connect with us

Kronike

‘Të çon avion fare’/ Tullumbacet me azot, si i reklamonte dhe transformohej ‘Sheiku i Durrësit’

Policia e Tiranës vuri në pranga ditën e sotme një 21-vjeçar, i cili regtonte bombola të kontrabanduara me lëndë të rrezikshme për shëndetin (azot) dhe i reklamonte në rrjetet sociale duke bërë thirrje për t’i blerë ato, në tabakinon e tij.

Në pranga u vu shtetasi Arjan Toçi, një personazh i njohur në rrjetin social “Tik Tok” me nofkën “Sheiku i Durrësit”, i cili i tregtonte bombolat me azot në tabakinon e tij në rrugën “Tre Dëshmorët” në Yzberisht.

Më poshtë, është një video e publikuar nga vetë Arjan Toçi në rrjetet sociale, ku reklamon bombolat me azot dhe u tregon përdoruesve efektet që të jep, duke përdorur shprehjen “të çon avion fare”. Ai thotë se një bombol me azot kushton 90 mijë lekë të vjetra dhe se me to mund të mbushësh rreth 45 tullumbace.

Në rrjetet sociale, Arjan Toçi, i njohur ndryshe si “Sheiku i Durrësit” ka edhe video kur konsumon vetë tullumbace me azot, ku shprehet “O sa vorr është”.

Pasojat

-Marramendje -Eufori -Qeshje e pakontrolluar -Halucinacione vizuale dhe dëgjimore -Shikim i turbullt -Humbje e ekuilibrit -Dhimbje në gjoks -Dhimbje koke.

Thithja e oksidit të azotit shkakton eufori, relaksim dhe një gjendje halucinative, sërdorimi afatgjatë ose i zakonshëm mund të çojë në dëmtime të rënda neurologjike.
Meqenëse oksidi i azotit mund të shkaktojë marramendje, shkëputje dhe humbje të përkohshme të kontrollit, është e pasigurt ta thithësh gjatë qëndrimit në këmbë.

Në Tiranë këtë lloj droge e gjen nga 250 deri në 500 lekë të reja një tullumbace.

Advertisement