Connect with us

Aktualitet

Zjarr në parkingun e një pallati në Fushë Krujë, digjen dy mjete

Dy mjete janë djegur në një parking në Fushë Krujë, pas një zjarri që dyshohet se u shkaktua nga një shkëndijë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës, ndërsa zjarri është pikasur nga një banor i zonës.

Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Advertisement