Connect with us

Kosova

Policia e Kosovës ‘blindon’ veriun, gjendet i vdekur edhe një nga autorët e sulmit terrorist

Gjatë ditës së sotme është gjetur i vdekur edhe një nga autorët e sulmit terrorist në veri të Kosovës. Trupi i pajetë është gjetur në malin e fshatit Banjskë. Policia ndërkohë ka bllokuar rrugët hyrëse dhe dalëse të fshatit dhe po kryen kontrolle në banesa të ndryshme.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi  se policia ka dyshime se autorë të tjerë të sulmit të armatosur fshihen në zonë.

Ky sulmues është gjetur pas hetimeve që janë duke u bërë nga Prokuroria Speciale në Banjskë të Zveçanit.

Policia e Kosovës më 24 shtator u sulmua nga grupe kriminale në veri, ku u vra polici Afrim Bunjaku, një tjetër polic u plagos dhe një u lëndua.

 

 

Pas aktit terrorist, rreth 30 persona të armatosur u fshehën në manastirin në Banjskë. Policia e Kosovës ftoi personat e armatosur të dorëzohen por ata vazhduan me sulme ndaj policisë.

Policia njoftoi gjatë ditës së diel, se janë vrarë tre sulmues, si dhe ka arritur të arrestojë dy sulmues, dhe katër persona tjerë të cilët dyshohen se janë përfshirë me sulmin terrorist.

Lidhur me sulmet terroriste ndaj Policisë së Kosovës ka pasur reagime të shumta nga ndërkombëtarët./balkanweb

Advertisement