Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Milan Radojçiç ndodhet në Serbi, do të merret në pyetje/ Flet presidenti Vuçiç

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se Milan Radojçiç ndodhet në Serbi dhe do të merret në pyetje si edhe mohoi se ai ishte plagosur nga të shtënat në Banjska.

“Milan Radoiçiç nuk është fshehur dhe nuk ka ndihet i turpëruar për rolin e tij. Ai nuk është i plagosur, është një njeri që e konsideron veten luftëtar të lirisë, nuk ka hequr dorë nga shokët dhe nuk do të heqë dorë, por ka gjëra dhe pyetje që do të duhet t’i përgjigjet autoriteteve kompetente të Republikës së Serbisë”, ka propaganduar Vuçic

Nga ana tjeter Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka akuzuar Radojçiç-in, nënkryetar të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulm.

Më 26 shtator, Sveçla publikoi një video të regjistruar me dron, ku pretendohet se shihet Radoiçiqi i armatosur në Banjskë.

Advertisement