Connect with us

Kosova

Pjesë e sulmit në veri, pamjet kur Policia e Kosovës bastis vilën luksoze të Radojçiç

Dalin pamjet kur Policia e Kosovës bastis banesën luksoze të Milan Radojçiç në Liqenin e Ujmanit.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla përmes një mesazhi krahas pamjeve të operacionit shkruan me vendosmëri se sulmi terrorist me të cilin është ballafaquar Policia e Kosovës në fshatin Banjska të Zveçanit do të hetohet me detaje deri në fund.

Sipas Sveçlës, gjatë bastisjes së sotme Policia e Kosovës ka gjetur prova se udhëheqësi i grupit që kreu sulmin terrorist, duke i marrë jetën efektivit Afrim Bunjaku dhe plagosur një tjetër, është Milan Radojçiç – i njohur ndryshe me nofkën “Mami”.

“Sulmi terrorist me të cilin është ballafaquar Policia e Kosovës në fshatin Banjska të Zveçanit do të hetohet detajisht dhe deri në fund.

Policia e Kosovës në zbatim të urdhëresës së gjykatës, sot është kryer bastistje në banesën e Milan Radojçiq, në vilën tij në Liqenin e Ujmanit, në një aneks/ngrohtore të Spitalit të Mitrovicës si dhe në shtëpinë e Vladimir Radojevic i njohur me nofkën “Mami”.

Ne e kemi dëshmuar edhe me pamje dhe me prova të tjera që udhëheqësi i këtij grupi ishte Milan Radojçiç. Edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit. Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë.

Prandaj, është e domosdoshme që vatra e krimit e gjithë këtyre viteve në veri të vendit të hetohet së bashku me të gjithë asetet, aparaturën dhe lokacionet e grupit terrorist”- shkruan Sveçla.

Advertisement

TRENDING