Connect with us

Aktualitet

Korrupsioni te Shëndetësia, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Joana Duros dhe Laureta Shtetos

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe specialistes së nivelit të lartë, Laura Shteto.

Ish zyrtaret do të vijojnë të qëndrojnë në qeli, pasi Gjykatat e Posaçme kanë caktuar masën “arrest me burg”.

Kujtojmë se ndaj Duro është ngritur akuza e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, ndërsa Shteto akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 260 dhe 245 të Kodit Penal.

Nga hetimet e SPAK rezultoi se Duroka përfituar në mënyrë të parregullt vlerën monetare prej 330.000 mijë lekë për të favorizuar shoqërinë “Dricons” sh.p.k, e cila ka fituar fazën e parë të tenderit të shpallur Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në Qarqet Tiranë dhe Durrës./balkanweb

Advertisement