Connect with us

Rajon

Kosova mund ta arrestojë Radoiçiçin me ‘armët’ e Kushtetutës serbe?

Disa ditë pas konferencës për shtyp, ku avokati i Radoiçicit, paraqiti dhe lexoi deklaratën për shtyp ku Milan mori përgjegjësinë për ngjarjen në Banjska, në të cilën u vra një polic I Kosoves dhe u vranë tre serbë që morën pjesë në sulm, lindin një sërë pyetjesh që janë me interes për opinionin: A mund të mbahet përgjegjës Radojiçic në Serbi për ngjarjet në Banjskë, dhe nëse po, cilat janë veprat penale. A detyrohet Serbia të ekstradojë Milan Radoçicin dhe pjesëmarrësit e tjerë? Kush i armatosi dhe cili ishte plani? Çështja është mjaft e komplikuar pikërisht për shkak të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Kushtetuta serbe e njeh Kosovën si territor të saj dhe i trajton shërbimet e sigurisë së Kosovës si të paligjshme, kështu që nuk ka gjasa që Radoiçic dhe grupi i tij të akuzohen për terrorizëm. Në anën tjetër, në Prishtinë ngjarjet në Banjskë u cilësuan si akt terrorist, kështu që Radoiçic, dhe të tjerët, nëse do të ishin në dispozicion të autoriteteve të Prishtinës, do të gjykoheshin për terrorizëm. Një ndërlikim tjetër është fakti se Kushtetuta serbe i njeh shqiptarët e Kosovës si qytetarë të Serbisë, kështu që nëse ata do të bazoheshin në Kushtetutën serbe, një qytetar u vra në Kosovë dhe dikush do të duhej të përgjigjet për atë vrasje. Predrag Milovanoviq nga Shoqata e Prokurorëve të Serbisë ka thënë se Radoiçiq aktualisht është një njeri plotësisht i lirë nga cdo akuze dhe mund të largohet nga Serbia kur të dojë dhe të mbetet i paarritshëm për autoritetet shtetërore. E vetmja garanci që ai nuk do marr arratinë, erdhi nga presidenti Vuçiq, që në kuptimin juridik, të paktën jo ende, nuk është një garanci.

Advertisement