Aktualitet
Mbyllja e spitalit të Tepelenës, banorët e shqetësuar: Ku do të vizitohemi?
Vendimi i Ministrisë së Shëndetësise, për transformimin e spitalit ‘Përparim Tepelena’ në qendër shëndetësore, nuk është pritur mirë nga mjekët por edhe nga banorët e zonës.
Tre dite më parë 6 nga 7 mjekë që ka spitali kanë bërë peticion ku kanë renditur kërkesat dhe arsyet për të mos e transferuar këtë institucion në qender shendetsore pa trajtim te pacientëve . Ndërkohë banorët shprehen të shqetësuar, pasi shprehen se nuk kanë mundësi të shkojnë përditë në Gjirokastër për një vizitë, duke përmendur edhe faktin që ka edhe pacientë që kanë nevojë për shtrime.
“Për mua nuk është e drejtë, njerëzit kanë nevojë për shtrime. Ketu s’ka pse të mbyllet, se i ka të gjitha. Dëmton ekonominë, të vesh në Gjirokastër përditë. Është tjetër gjë se ca lozin ata.”
“Po ne ku të vemi të vizitohemi, unë jam me hipertension. Të shkoj në Gjirokastër me 130 mijë lekë. Të varrosemi ku të vemi. Do vemi te shokët, te shumica”– u shprehën disa prej banorëve të Tepelenës.
Mjekët nuk reagojnë për median pasi ndihen të kërcënuar për vendin e punes. Në të tilla kushte pacientet e spitalit kanë kundershtuar këtë transformin pasi do ju duhet që për te marrë edhe sherbimin më minimal, t’i drejtohen spitalit rajonal në Gjirokaster “Omer Nishani” apo edhe spitalit të Fierit.