Connect with us

Aktualitet

Dalin pamjet, momenti kur rrethohet banesa dhe resorti luksoz i Gëzim Çelës

Këto janë pamjet nga momenti kur policia ka blinduar zonën e Fushë Kuqes, teksa ka rrethuar banesën dhe resortin luksoz të ‘baronit’ të drogës, Gëzim Çela.

Kujtojmë se sot SPAK zhvilloi një megaoperacion antidrogë, të shtrirë në disa qytete të vendit. Sakaq në vijim të operacioni ‘Flakë në det’ të nisur në muajin gusht, pas hetimeve, është vënë në pranga sot shefi i policisë së Laçit, Dritan Meta, pasi rezultonte se mbështeste grupin e strukturuar kriminal.

Ndërkohë që Gëzim Çela është shpallur në kërkim, dhe sipas drejtorit të Policisë Muhamet Rrumbullaku, ky i fundit dyshohet se fshihet jashtë territorit të Shqipërisë.

Advertisement