Politike
‘Ekzekutoi…’/ Berisha: Edi Rama faktikisht përjashtoi sot opozitën
“Pas qaste më parë, shqiptarët panë një akt rrugaqërie të pashembullt në parlamentin shqiptar. Ajo që kryen detyrën e kryetarit, faktikisht një njeri i keqpërdorur në shkallën më ekstreme nga Edi Rama, duke shkelur me të dy këmbët rregulloren e parlamentit, futi në rend të ditës, pas miratimit të rezolutës atë që nuk mund të ndodhte kurrë, sepse në çdo parlament rendi i ditës miratohet në mëngjes dhe në mëngjes ishte vetëm rezoluta për Kosovën. Por në një mënyrë tinëzare, banditeske, e keqpërdorura në shkallë ekstreme që kryeson seancat e parlamentit, futi çështjet themelore, kërkesat e opozitës për komisione hetimor parlamentare dhe vendimin e Edi Ramës për ti përcaktuar opozitës në reformën zgjedhore, AliBashën. Ju e patë vetë se çfarë skene e shëmtuar ishte kjo. Një skenë e tillë mund të ndodhë vetëm në parlamentin e Bjellorusisë. Faktikisht ky është përjashtimi i opozitës nga parlamentit. Faktikisht ky është ekzekutimi i pluralizmit politik në parlament,” tha Berisha.