Kosova
Kosovë, konflikti i ngrirë do shpërthej shpejt
“Në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit dhe përkeqësimin e konfliktit izraelito-palestinez, shihet i gjithë rreziku i konflikteve të ngrira, siç është ai aktualisht në Kosovë” – thekson diplomati Zoran Milivojeviç. “Dhe çështja e Kosovës në këtë moment është një konflikt i ngrirë. Në këtë kuptim, duhet interesi që të zgjidhim çështjen dhe të qëndrojmë në fushën e dialogut. Por qendrave perëndimore të pushtetit po u mbaron koha, ato janë në një lloj “ngërçi” dhe ka turbulenca serioze si në skenën e brendshme të SHBA-ve ashtu edhe në atë të BE-së” – potencoi Milivojevic. Sipas tij, ndaj Serbisë, në muajt e ardhshëm, pritet të ketë presion të shtuar, sepse BE-ja rrezikon që mandati i këtij grupi të përfundojë pa sukses, gjë që ul vlerësimin e Unionit si një faktor me rëndësi në dialogun Kosove-Serbi dhe se është gjithashtu e rëndësishme që administrata amerikane ta mbyllë historinë rreth Kosovës këtu dhe të merret me disa synime strategjike si Lufta Rusi-Ukraine dhe zgjerimi I NATO-s. Duke folur për Kosovë, ish diplomati beson se presioni ndaj saj do të jetë më i vogël, edhe për arsyen e sulmit terrorist në Banjskë të Zvecanit.