Politike
Deputetët e Berishës në grevë urie, Këlliçi: Mund të jetë zgjidhja e duhur
Vendimin e Komsionit të Etikës për të përjashtuar 26 deputetë të PD-së për 10 ditë nga Parlamenti pas bllokimit të sallës ditën e sotme, ish-deputeti demokrati, Belind Këlliçi e quan sintoni e plotë me metodat që ka ndërmarrë “sekti i drejtuar nga Basha”. ish-deputeti Këlliçi thotë se ardhur momenti i përballjes së opozitës dhe se ajo duhet të nisë nga Parlamenti.
Një koment mbi atë që ndodhi ditën e djeshme duke qenë se Kuvendi ka përjashtuar për 26 deputetë të paktën për 10 ditë të PD-së.
Sintoni e plotë me metodat që ka ndjekur sekti që ka marrë peng vulën në PD, drejtuar nga Basha. Duke parë që kjo metodë ka funksionuar për të hequr vëmendjen nga beteja parlamentare, duket se mazhoranca ka adaptuar këtë mjet duke përjashtuar 26 deputetë të opozitës. Ata që kanë shkuar për të kërkuar në seancë plenare për çështje që kanë rëndësi për qytetarët, kanë kërkuar një debat dhe lidhur me një rezolutë javën e kaluar për incidentet që ndodhën në veri të Kosovës. Ju është hequr fjala dhe nuk janë lejuar që të flasin. Mjaft më me opozitë fasadë, ka ardhur momenti që të përballen dhe përballja duhet të nisë nga parlamenti. Do të duhet një përballje e fortë me këtë mazhorancë që ka humbur çdo pikëtakimi me realitetin me në krye kryeministrin. Këtu nuk po flitet më për bojkot. Kërkohet që të ketë një diskutim në parlament. Të dëgjosh Ballën që është peng i krimit, për suksesin e Policisë së Shtetit… Për mua, kjo është zgjidhja e duhur pasi janë mbyllur të gjitha shtigjet. Gjatë fjalës së tij, ish-deputeti Këlliçi nuk e ka përjashtuar grevën e urisë si një nga format që do të përdorin demokratët në qëndresën e tyre.
Në një mbledhje që kanë pasur ditën e djeshme deputetët e grupit parlamentar, sipas kolegëve, është hedhur ideja nga Bujar Leskaj që deputetët demokratë të futen në një grevë urie. Cilat mbeten veprimet e mëtejshme në një kohë kur opozita në këto 10 vite i ka provuar të gjitha dhe sërish nuk ka mundur të mundë qeverinë përballë?
Mjaft interesant. Propozim radikal, por që mund të jetë i duhuri në një moment të caktuar, për grevën urie. Është vrarë parlamentarizmi. Zhvillohet debat në studio televizive. Ka një kapje të jashtëzakonshme të të gjithë shtetit. Mbetet padiskutim mosbindja civile, edhe greva e urisë. Për ish-deputetin demokrati, Këlliçin nuk ka asnjë vend tjetër në botë që merr të njëjtin rezultat në zgjedhje si në Kukës pas skandalit seksual të ish-kryebashkiakut Gjici. “Po të më gjeni një politolog në botë… Më gjej një rast tjetër në botë si kjo ka ndodhur në Kukës”, shprehet Këlliçi.