Connect with us

Kosova

Media kroate nxjerr prapaskenat e forta: Ja pse Vuçiç dërgoi Brnabiç në Tiranë

Media kroate “Jutarnji list” i ka kushtuar një artikull situatës Eë vështirë në të cilën ndodhet presidenti serb Aleksandër Vuçiç. “I ndrydhur nga problemet e shumta, sidomos pas “luftës” afër manastirit të Banjskës në veri të Kosovës, kur një grup serbësh të armatosur u përpoqën të kryenin një “mini-revolucion”, Aleksandër Vuçiç vendosi të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme deri në fund të këtij viti për të siguruar katër vite të tjera sundimi”, thuhet në median kroate. Duke marrë parasysh se si po zhvillohet situata politike, Brukseli dhe Uashingtoni po bëjnë gjithnjë e më shumë presion mbi dialogun me Kosovën dhe “aderimin” eventual në politikën evropiane ndaj agresionit rus. Vuçiç arriti në përfundimin se është më mirë të shkonte në votime në mes të dimrit, më 17 dhjetor, sesa të priste pranverën mashtruese politike. “Vuçiç është nën presion, Banjska ende i gumëzhin në vesh. Prandaj ai së fundmi dërgoi kryeministren Ana Brnabiç në një takim në Tiranë, ku synimi i Brukselit ishte për zgjerimin e BE-së në vendet e Ballkanit, kurse vet fluturoi në Pekin ku ishte i pranishëm presidenti kinez Xi Jinping dhe Vladimir Putin. Duke vepruar kështu, ai ende tregoi se cili është prioriteti me I rendesishem strategjik për Serbinë” – shkruan “Jutarnji list”. Në artikull thuhet se Vucic dëshiron të përfitojë nga lodhja nga protestat kundër regjimit që përfshiu Serbinë këtë pranverë pas dy masakrave të tmerrshme, teksa protestat qytetare u shuan dhe nuk patën efektin e dëshiruar, pra të krijohet përshtypja se nuk e dëmtuan në asnjë mënyrë Vuçicin apo imazhin e tij. “Një mundësi e madhe u humb. Kujtojmë se protestat kundër Sllobodan Millosheviqit zgjatën me vite të tëra, kështu që nuk dhanë rezultate, po kështu edhe tani me Vuçiçin. Disa besojnë se ai nuk do të mposhtet nga një votues i demoralizuar apo i dëshpëruar që nuk do të votojë, apo dhe nga opozita tashmë e përçarë” – nënvijëzohet në artikull. Drejtori i Qendrës për Politikë Praktike nga Beogradi, Dragan Popoviç, tha se Vuçiç ka ndërtuar një strategji që duket se e ka bere atë të paprekshëm. “Ai është mbi partinë e tij, natyrisht edhe mbi partitë e tjera. Një pozicion të tillë dikur e ndërtoi Millosheviçi, i cili ishte mbi sistemin politik, dhe Vuçiç, sipas fjalëve të Popoviçit, “e çoi në përsosmëri”.

Advertisement