Kronike
Kërcënoi dhe rrahu nënën e tij, arrestohet 49-vjeçari (DETAJET)
Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi ka kërcënuar dhe ka rrahun nënën e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin 49 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.