Politike
Stuhia “Ciaran” goditi edhe Shqipërinë, Rama: Të gjitha strukturat shtetërore në terren
Kryeministri i vendit ka reaguar pas stuhisë “Ciaran” që goditi edhe Shqipërinë mesditën e sotme.
“Pas përkeqësimit të shpejtë të motit që të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet.
Grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike.
Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor”, shkruan Rama në Facebook.