Connect with us

Aktualitet

“Meta në SPAK për CEZ-DIA, Prokuroria ka gjetur prova për një udhëtim drejt Pragës”

Ilir Meta u thirr në SPAK mëngjesin e së mërkurës për t’u pyetur lidhur me të ashtuquajturën afera CEZ-DIA, çështje që është hetuar të paktën dy herë. Gazetarja Glidona Daci, e ftuar në emisionin Opinion, tha se ka mësuar në rrugë jo zyrtare që SPAK ka gjetur prova të reja për një udhëtim drejt Pragës dhe disa bileta. “SPAK ka gjetur disa prova dhe fakte të reja që lidhen me një udhëtim dhe disa bileta të cilat sipas disa informacioneve që i kemi po në rrugë jo zyrtare, që z.Meta ka udhëtuar me Kastriot Ismailajn. Ndoshta për këtë fakt SPAK e ka thirrur dhe i ka kërkuar shpjegime në lidhje me këtë udhëtim që është bërë në drejtim të Pragës”. Ditët e fundit, SPAK ka thirrur disa persona për këtë çështje të cilët mund të kenë dijeni. “Fakti që janë intensifikuar thirrja e personave që mund të kenë dijeni lidhur me këtë çështje, do të thotë që SPAK është drejtm përfumit të këtij hetimi lidhur me këtë çështje”, shtoi gazetarja. Kujtojmë se për z.Meta në SPAK janë edhe dy kallëzime të tjera. I pari i bërë nga Halit Valteri për çështjen e lobimit në SHBA dhe i dyti i bërë nga një gazetar dhe një avokat për një tjetër çështje që ka të bëjë me shpenzime në një klinikë jashtë Shqipërisë.

Advertisement