Connect with us

Rajon

Kosova nuk është alfa dhe omega e integrimeve europiane të Serbisë, por është pjesë e pakos

Shefi i delegacionit të Bashkimit Europian në Serbi, Emmanuel Joffre, ka thënë se Kosova nuk është “alfa dhe omega” e integrimeve evropiane të Serbisë, por është pjesë e pakos dhe sipas tij, Prishtina dhe Beogradi janë dy shtyllat më të rëndësishme.

Sipas tij, shtylla e parë e integrimit evropian është sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe pluralizmi mediatik, kurse shtylla e dytë është pashmangshmërisht normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës

“Ne nuk e kemi lënë mënjanë shtetin ligjor, përkundrazi, është një çështje e rëndësishme në punën tonë, por edhe normalizimi i marrëdhënieve, sepse ne duam të gjejmë një rrugëdalje nga kjo situatë për t’ua lehtësuar jetën njerëzve” – tha Emmanuel Joffre. Sipas tij, Bashkimi Europian po shtyn mjaft drejt normalizimit sepse, “ky është një tregues se sa serioz është Unioni për zgjerimin dhe dëshirën e tij për të përqafuar Serbinë në familje”.

I pyetur nëse kjo do të thotë se në paketën e plotë është Serbia që njeh pavarësinë e Kosovës, ai ka përsëritur fjalët e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pra se bëhet fjalë për “zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve”.

“Ne po flasim për zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe këtu duhet të ecim përpara. “Jo vetëm nga pala serbe, por edhe Kosova duhet të zbatojë pjesën e obligimeve të saj”, tha Joffre, duke shtuar se Serbia duhet të jetë në gjendje t’i tejkalojë bllokadat ekzistuese sepse u pa se si është situata kur ka krizë në Kosovë dhe kjo nuk është produktive për askënd dhe shkakton shumë dëme.

Shefi i delegacionit të Bashkimit Europian në Serbitheksoi se një nga çështjet kyçe në dialogun e ardhshëm në Bruksel, do të jetë themelimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, të cilën ai e quajti si “obligim i Prishtinës i marrë shumë kohë më parë”.

Sipas tij, ka mbështetje nga të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe qeveria amerikane “është plotësisht mbështetëse në këtë proces”.

Advertisement