Connect with us

Kosova

Perëndimi fantazon ‘Stuhinë’ në veri/ Dodik: Serbët do bëhen pakicë margjinale

“Albin Kurti është eksponent i pjesës perëndimore të bashkësisë ndërkombëtare, të cilës i përgjigjet, sepse ata duan një “luftë stuhi” në veri të Kosovës, që serbëtatje të bëhen një pakicë margjinale.Ky është plani i Brukselit, Londrës, Nju Jorkut dhe Berlinit, edhe pse nuk do ta konfirmojnë kurrë – Kështu deklaroi presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik.

Duke thënë se Bashkimi Evropian ndjek një “politikë sikardiane, korruptive” në çështjen e Kosovës, Dodik në një intervistë theksoi se Kosova nuk duhet të njihet kurrë, gjë që Bosnja dhe Hercegovina, shtoi ai, nuk do ta bëjë derisa të jetë Republika Srpska.

“Kosova është një çështje universale për Serbinë, dhe një çështje interesante për Brukselin dhe të tjerët. Kosova nuk duhet të njihet kurrë. Ne kurrë nuk do t’ua njohim dokumentet” – tha Dodik, duke shtuar se Albin Kurtin është pa dyshim eksponent i perëndimit.

“Ata duan një ‘stuhi’ në veri të Kosovës, për të zvogëluar numrin e serbëve atje, për t’u bërë një pakicë margjinale për të cilën askush nuk do të kujdeset. Ky është plani i Brukselit, Londrës, Nju Jorkut dhe Berlinit.” – potencoi Dodik, duke theksuar se “gjërat kanë ndryshuar pak, dhe unë nuk do t’i rekomandoja vërtet të bënin gjëra të tilla”

Duke folur për mbështetjen e Perëndimit për Kosovën, ai kujtoi se i dërguari i posaçëm i SHBA-së Gabriel Escobar së fundmi ka thënë se “çdo gjë që po bëjnë vitet e fundit, po e bëjnë në interes të Kosovës”, duke dashur që ajo të bëhet një anëtare e bashkësisë ndërkombëtare, por dhe kujtoi se koha nuk është në favor të tyre pasi në vitet e fundit më shumë se 20 shtete e kanë tërhequr njohjen, falë politikës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Bashkimi Evropian, tha ai, po udhëheq një politikë shikarxhiane, korruptive në lidhje me Kosovën, sepse ajo shkon deri në kërcënime se investimet në Serbi do të ndalen, përmes izolimit, deri në momentin kur do të arrijë një pozicion ku nuk është më e rëndësishme se çfarë u arrit në normalizimin e marrëdhënieve, por vetëm nëse Serbia de facto ose “de jure” e njeh Kosovën. Kjo, vëren ai, është situata që Perëndimi krijoi 20 vjet më parë, duke e ndarë Kosovën ilegalisht nga sistemi juridik i Serbisë, bazuar në gënjeshtra, siç ishte ajo e ministrit të atëhershëm gjerman të Mbrojtjes në Bundestag se “janë dhjetëra mijëra shqiptarë të kapur dhe të torturuar nga ushtria në stadiumin e Prishtinës, teksa ushtarët e tyre zbarkonin në aeroport.

Sipas tij, gënjeshtrat për Kosovën janë përpjekje për të thyer korpusin kombëtar serb.

Ai gjithashtu vlerësoi se sot në botë ka “konfuzion të plotë”, pa e ditur se çfarë do të ndodhë në fund, por gjithashtu theksoi se nëse serbët edhe një herë humbin rastin të mos shprehin kërkesën e tyre për bashkim, ata do të copëtohen dhe do shkojnë në margjinalizim dhe zhdukje.

“Ky është qëllimi i perëndimit. Qëllimi i tyre nuk është vetëm njohja e Kosovës, por të krijojnë grindje kombëtare dhe popullore përmes ndarjes së Kosovës” – tha Dodik.

Duke folur për perspektivën për anëtarësimin e rajonit në Unionin Europian deri në vitin 2030, Dodik tha se nuk është optimist, pasi kujtoi se edhe në vitin 2000 ishte planifikuar zgjerim, por asgjë nuk ndodhi. Ai është i bindur se zgjerimi nuk do të ndodhë derisa të jetë në interes të vendeve të Bashkimit. Prandaj, sipas tij, ka më pak optimizëm për BE-në në rajon, pavarësisht se çfarë thotë dikush.

Advertisement