Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Axhenda e Serbisë, rrezik për stabilitetin e Ballkanit – Shkrim nga Taulant Elshani

Ndryshimet e mëdha në peizazhin gjeopolitik global po ndikojnë shumë edhe në rajonin e Ballkanit. Serbia është padyshim nyja kritike e kësaj dege ndryshimesh, duke artikuluar hapur idenë politike për revizionizëm përmes programit “Bota Serbe” dhe duke manifestuar qartë gatishmërinë për të rrezikuar paqen në rajonin juglindor të Ballkanit, shoqëruar me retorikë të ashpër nacionaliste dhe agresion të hapur kundër Kosovës, si dhe me pengesa të vazhdueshme në Bosnje-Hercegovinë dhe Mal të Zi. Në kontekstin politik, revizionizmi është kundërshtim dhe sfidë e hapur ndaj historisë, sistemeve politike apo normave ndërkombëtare. Në këtë logjikë definicioni, duke mos e njohur realitetin në shtetin e ri të Kosovës, duke gërryer stabilitetin institucional të Bosnje-Hercegovinës dhe duke ndërhyrë në punët e brendshme të Malit të Zi, Serbia po sfidon hapur rajonin e Ballkanit.

Advertisement