Connect with us

Kosova

“Në janar pres një vizitë të madhe të Erdogan-it në Serbi”, thotë Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është takuar këtë të premte me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në margjinat e Samitit të Liderëve për Ndryshimet Klimatike COP28, ku ka paralajmëruar një vizitë të presidentit turk në Serbi muajt e ardhshëm.

“Në janar, pres një vizitë të madhe dhe të rëndësishme të presidentit Erdogan në Serbi” – ka shkruar Vuçiç në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”.

Serbia vazhdimisht ka akuzuar Turqinë se po armatos Kosovën. Në qershor të këtij viti, Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç, pretendoi se Kosova, përveç mbështetjes politike, po furnizohet me “armë serioze” nga Turqia për të “dëbuar serbët nga Kosova”.

“Po marrin armë nga Turqia edhe armë  serioze. Për herë të parë armë sulmuese, të cilat mund të përbëjnë rrezik për vendin tonë. Ata po punojnë për formimin e ushtrisë së Kosovës. Ata po armatosen dhe po përgatiten të dëbojnë njerëzit tanë nga Kosova” – deklaronte Vuçeviç.

Më 16 korrik, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, prezantoi dronët Bayraktar TB-2 të cilët Qeveria e Kosovës i bleu nga Turqia

Advertisement