Connect with us

Kosova

Eksperti në Uashington tregon pse dy vende janë në rrezik nga konfikti i ri

”Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i dëgjon dhe i sheh mesazhet këshilluese të NATO-s, por atij i duhet të bëjë teatër elektoral dhe të tregohet trim dhe krenar para kamerave, sepse ka zgjedhje me 17 dhjetor” – kështu u shpreh eksperti i politikës së jashtme dhe sigurisë me bazë në Uashington, Adrian Shtuni.

Sipas ti, shtimi i prezencës së KFOR-it në veri të Kosovës, tregon qartë se tensionet janë rritur dhe rreziku për destabilizim mbetet i lartë. Megjithatë, në vlerësimin e tij, gjasat për një kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak nga ana e Serbisë janë të ulëta, pasi çmimi do të ishte shumë I lartë nëse do të përballej me Aleancën VeriAtlantike

Shtuni ka shtuar se “përkeqësimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë pas sulmit paramilitar të 24 shtatorit, është gjithashtu shumë shqetësues, pasi cenon stabilitetin e rajonit dhe më gjerë. Kjo u tha qartë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg, gjatë vizitës së fundit në rajon”.

Advertisement