Connect with us

Politike

Miratohen ndryshimet në rregulloren e Kuvendit të propozuara nga PS, asnjë deputet i opozitës nuk ishte prezent

Këshilli i Rregullores dhe Mandateve miratoi ditën e sotme ndryshimet e Partisë Socialiste për rregulloren e Kuvendit.

Që do të thotë se tashmë dënimet për një deputet që shkel rregulloren e Parlamentin do të jenë jo më 10 ditë maksimumi, por nga 30-60 ditë përjashtim.

Këto ndryshime, hyjnë në fuqi pasi të miratohen në seancën e së enjtes, ku mjafton 71 vota, të cilat mazhoranca i ka. Në mbledhjen e sotme, kanë qenë vetëm anëtarët e PS-së.

Kjo është një masë e cila synon që të shuajë protestën e deputetëve të opozitës të cilët kanë shumë javë që reagojnë kundër shkeljes së kushtetutës nga ana e shumicës parlamentare.

Advertisement