Politike
Alizoti: Kongreset e opozitës qesharake, në PS vuajnë për dashurinë e Ramës
Demokrati Tomor Alizoti krahas autokritikës për opozitën i është kthyer ashpër edhe shumicës socialiste sa i përket qeverisjes, duke theksuar se Shqipëria po rikthehet në autokraci me personalizimin e pushtetit nga kryeministri Rama. “Mendoj që problemi i Shqipërisë është që ne vijojmë të rikthehemi në autokraci, ku autokracia quhet personalizimi i pushtetit. Shikoni kongreset në politikën ku jetojmë. Shikoni kongreset e PS-së, sepse kongreset e PD-së janë bërë qesharake. Unë e kam kurajën ta them një gjë të tillë. Por kongreset e Partisë Socialiste me luftën për dashurinë ndaj liderit, e tmerrshme, e neveritshme, marksiste leniniste. Biles në kohën e Stalinit thuhej se njerëzit kishin frikë të pushonin duartrokitjet, ju dhimbnin duart por kishin frikë sepse mund të përfundonin në kampet e përqëndrimit. Lideri që mundi Rusinë, drita, hëna dhe dielli. Dhe mu kujtua ajo kënga, sepse “unë jam i atij brezi, Enver Hoxha tunja tjeta”. Aty ka dy rreshta “zërin e shqipes lartë e ngjite dhe kët’ popull në dritë e qite”. Rreshti i njerëzve mbi 40-vjeç që depersonalizohen në një parti e cila drejton Shqipërinë. Si mund ta prodhoj demokracinë kjo. Personalizimi i pushtetit…”- tha Alizoti për “Top Story”.