Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | ‘Die Zeit’, shkrim ‘predhë’ për Vuçiçin – Shkrim nga NTV

“Prej disa javësh, në shumë qytete, përfshirë edhe në zemër të Beogradit, në mure shihen mbishkrime 40 metra të gjatë ku shkruhet vargu: ‘Kur ushtria të kthehet në Kosovë’, varg që vjen nga një këngë popullore që shpesh këndohej nga Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe. Pak kohë pasi u shfaqën këto mbishkrime të mëdha, ushtria serbe grumbulloi në mënyrë kërcënuese trupat në kufirin me Kosovën ndërsa aktivistët që tentuan ti prishin germat-thirrje lufte në Beograd, u akuzuan për dëmtim të pronës”. Kështu e ka filluar shkrimin e saj për Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të cilin e ka titulluar “Maçoja e Beogradit” gazeta javore gjermane me qendër në Hamburg, “Die Zeit”. Në artikull flitet për qasjen e Vucic ndaj Kosovës, për mënyrën se si ai qeverisë, duke e krahasuar atë me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, por edhe për qasjen ledhatuese të perëndimit ndaj tij. Duke treguar për mbishkrimet fashiste në Serbi, prestigjiozja gjermane thekson se “megjithatë, askush nuk beson se ushtria serbe do ta pushtojë në të vërtetë Kosovën”.

Advertisement