Aktualitet
VIDEO/ Zjarri në qendrën tregtare, disa persona të asfiksuar dërgohen në spital
Për shkak të zjarrit në Qendrën Tregtare Metropol, në Lushnjë, shumë persona janë asfiksuar nga tymi dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Flakët e zjarrit që nisën pasditen e sotme në katin e tretë të qendrës tregtare, mbi të cilën ndodhen dhe apartamente banimi, po përhapen me shpejtësi, ndërsa zjarrfikësja e ka të pamundur ta lokalizojë për shkak se nuk ka kapacitetet e mjaftueshëm.
Mësohet se gjithashtu ka disa banorë që janë bllokuar brenda në banesat e tyre, ndërsa tymi ka përfshirë katër anët e pallatit.
I gjithë shërbimi zjarrfikës i Tiranës është nisur drejt qytetit të Lushnjës, për të bërë të mundur shurjen e flakëve.
Gjithashtu dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla ndodhet në vendngjarje dhe po ndjek nga afër situatën për të cilën tha se është shumë serioze.