Connect with us

Kosova

Viti i shpresës? BE thotë se duhet vullnet nga Kosova e Serbia

Bashkimi Europian thotë se ka shpresë që këtë vit Kosova dhe Serbia do t’i zbatojnë marrëveshjet e arritur deri tani në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku, duke ngulur këmbë se ato janë të detyrueshme dhe se duhet të zbatohen në tërësi nga të dyja palët.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha në Bruksel se fillimi i zbatimit të marrëveshjes për targat mes dy vendeve tregon se “kur ka vullnet nga palët, atëherë edhe përparimi është i mundur”.

Kosova dhe Serbia njohën edhe zyrtarisht targat e njëra-tjetrës, duke mos e zbatuar nga 1 janari regjimin e letrave ngjitëse që mbulonin simbolet shtetërore në targa kur automjetet lëviznin në territoret e tyre përkatëse.

“Puna në dialog vazhdon dhe fokusi është në implementim të asaj që është arritur pajtim në Bruksel dhe më pas në Ohër vitin e kaluar. E pamë në rastin e njohjes së targave të veturave se progresi është i mundur. Palët u pajtuan për zbatimin e vendimit ”, tha Peter Stano dhe theksoi se BE-ja do të punojë për të ndihmuar palëve t’i zbatojnë ato për çfarë janë zotuar dhe  përsëriti se ato janë të detyrueshme për palët.

Advertisement