Connect with us

Aktualitet

Me KASKO dhe “AutoSOS” nga SIGAL UNIQA/ Makina juaj e mbrojtur në Shqipëri dhe Europë

Shqipëria ashtu si e gjithë Europa po përballet me një mot të ftohtë, me temperature të ulta dhe reshje dëbore.  Dhe sa herë përballemi me “tekat” e motit, mendja na shkon edhe tek makina, që për ne shqiptarët është shumë e rëndësishme. Një dëm i pësuar jo vetëm që na bllokon lëvizjen por na shkakton edhe dëme të mëdha financiare. Por moti nuk duhet të jetë kurrësesi një arsye që ju të anulloni udhëtimet me familjen apo miqtë tuaj. Dëshironi të shkoni në Dardhë, në Brezovicë, Mavrovë apo kudo tjetër në Shqipëri, rajon dhe Europë? Tani mund ta bëni të qetë. Madje tani mund të merrni edhe automjetin tuaj, pa u shqetësuar për të papriturat që mund të sjellë rruga. Kjo falë dy produkteve që mundëson kompania më e madhe e sigurimeve në vend, SIGAL UNIQA Group Austria, Sigurimi KASKO dhe Asistenca Rrugore, “AutoSOS”. Çdo posedues makine, vit prodhimi i 15 viteve të fundit, ka nevojë për Sigurimin KASKO nga SIGAL UNIQA, i vetmi sigurim motorik vullnetar, që mbulon gabimet tona, gabimet e të tjerëve por edhe dëmet që shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore, siç janë përmbytjet, stuhitë apo breshëri. Sigurimi KASKO nga SIGAL UNIQA ju mbulon financiarisht edhe dëmtimet aksidentale, dëmet që mund të shkaktohen në parkim, dëmet nga zjarri, rrufeja ose shpërthimi.Pa harruar edhe mbulim nga vjedhja e pjesshme apo e plotë e automjetit. 

Të gjitha këto rreziqe mund të mbulojnë edhe jashtë Shqipërisë duke paguar vetëm 20% më shumë të vlerës së Sigurimit KASKO që do të paguanit në Shqipëri.

Por nuk mbaron këtu!

SIGAL UNIQA është e vetmja kompani Sigurimi në Shqipëri dhe jo vetëm që ofron edhe shërbimin e Asistencës Rrugore “AutoSOS, me mbulim Shqipërinë, rajonin apo Europën.

Duke patur “AutoSOS”, ju nuk keni pse shqetësoheni se ju ra goma, ju ra bateria apo se jeni përfshirë në aksident. 

Mjafton një telefonatë dhe në pak minuta stafi i “SIGAL UNIQA AutoSOS” ju vjen menjëherë në ndihmë.

“SIGAL UNIQA AutoSOS” me mbulim Shqipërinë që mundëson:

  • Qendër kontakti 24 orë të ditës, në 7 ditë të javës.
  • Riparim në vend të automjetit të dëmtuar.
  • Shërbim Karroatreci.

“SIGAL UNIQA AutoSOS” me mbulim Rajonin dhe Evropën (1-mujore ose 1-vjeçare) që mundëson:

  • Qendër kontakti 24 orë të ditës, në 7 ditë të javës
  • Riparim në vend të automjetit të dëmtuar
  • Shërbim Karroatreci
  • Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
  • Parkim
  • Akomodim në hotel
  • Riatdhesim me tren / avion ose taxi

Asistenca Rrugore “AutoSOS” ofrohet si shërbim më vete ose i kombinuar me:

  • Karton Jeshil
  • Policë Kufitare
  • Sigurimin TPL
  • KASKO

Ky shërbim, përveç çdo zyre “SIGAL UNIQA” në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, mund të blihet edhe online në www.sigal.com.al 

SIGAL UNIQA Group Austria, Më mirë të udhëtosh pa shqetësime

Web: www.sigal.com.al 

E-mail: [email protected] 

Whatsapp: 068 60 62 829

 

Aktualitet

Mikrokreditë, ja si funksiononte skema mashtruese/ Si detyroheshin qytetarët të hynin në “rrjetën” e përmbaruesve

Një skemë e mirëfilltë mashtrimi përmes mikrokredive ka çuar në arrest 8 persona, 4 prej të cilëve në burg dhe 4 të tjerë në arrest shtëpie. Ndërkohë një tjetër person është shpallur në kërkim.

Të gjithë akuzohen për mashtrimin e qytetarëve bazuar në një skemë mashtrimi, pothuajse e ngjashme me ato piramidale, ndërsa vlera llogaritet në 7 mln euro.

Skema funksiononte e tillë: nga bankat e nivelit të dytë bliheshin kreditë e këqia nga zyrat përmbarimore, të lidhura me institucionet e mikrokredive, duke formuar kështu një rrjetë merimange, ndërsa qytetarët trajtoheshin si një mundësi e “artë” për ti rrëmbyer gjithçka.

Ndaj tyre ushtrohej presion që konsistonte në marrjen e kredive të reja, me logjikën se përmes tyre do të shlyeshin kreditë e vjetra, ndërkohë që kredimarrësit (qytetarët) hynin në një rrjetë merimange që nuk dilnin dot më.

 

 

Dhe në momentin që nuk arrinin të shlyenin këto kredi, zyrat përmbarimore vepronin duke i marrë pronat.

Subjektet mashtruese në këtë veprimtari, sipas dosjes së Prokurorisë, janë: Micro Credit Albania,  ADCA, SHP Zig, FS dhe FLASH. Ndërkohë që personat ndaj të cilëve janë caktuar masat e sigurisë arrest me burg janë:  Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato, Arben Meskuti.

Në masën e arrestit në shtëpi janë lënë Jorsida Dervishi, Alketa Tanushi, Kejda Seferi dhe Elda Ibro.

Ndërsa në kërkim është shpallur Alban Kote. Shumica e emrave të mësipërm janë pronar të shoqërive përmbarimore ose administrator të subjekteve të mikrokredive.

Si funksiononte skema

Skema funksiononte përmes shtrëngimit të debitorëve. Bëhet fjalë për rreth 4 mijë kredi të këqija që qytetarët kishin në bankat e nivelit të dytë, që nuk arrinin dot ti shlyenin prej vitesh, dhe borxhi i tyre ndaj bankave rritej eksponencialisht.

Këto kredi  bliheshin nga zyrat përmbarimore, të lidhura me subjektet e mikrokredive, dhe me vendime gjykatash, shkonin në bllokime pronash që ishin në emër të qytetarëve, me vlerë disa fish më të madhe se borxhi që ato kishin në banka.

Referuar dosjes hetimore, këta “kreditorë të këqinj” detyroheshin që të hynin në një tjetër borxh, duke iu ofruar kredi e re nga institucionet e mikrokredive, me pretendimin se do të shlyenin kredinë e parë të tyre, pra nuk do të humbisnin pronat.

Në fakt ky ishte thjesht një karrem, pasi ai që nuk kishte arritur të shlyente kredinë e parë në bankën e nivelit të dytë, nuk do të mund të shlyente një tjetër kredi, me norma interesi më të larta, dhe në pamundësi për të shlyer ‘borxhin e ri’.

Duke iu referuar dosjes hetimore, në një rast, shtetasi  I.D ka marrë një kredi në shumën 700 mijë lekë të reja, ndërsa rezulton se banka ka kërkuar 272 mijë lekë më shumë se sa ka vendosur gjykata.

Në një tjetër rast, një qytetari për detyrimin e papërmbushur prej 347 958 lekë që pati në 2007, iu vendosën në sekuestro konservative 14 pasuri ‘Tokë Arë’ në fshatin Mëner i Sipërm në Tiranë, me një sipërfaqe totale 10 080 m2.

Të gjitha veprimet janë kryer nga zyra përmbarimore “Star”.

Pasuritë ishin në emër të debitorëve Asllan dhe Lule L. Urdhëri për vënie Sekuestro, mban datën 10.8.2017

Dosja hetimore

Në dosjen hetimore, jepen disa shembuj, se si funksiononte skema.

Në dosjen e Prokurorisë së Tiranës thuhet : Referuar aktit shtese nr.2, Ndaj kontratës se kalimit te kredive datës 11.08.2015, ne date 27.11.2015 është nënshkruar ky akte nga “Bankes ProCredit” sh.a dhe shoqërisë Micro Credit Albania sh.p.k, palët kane ren dakort  se midis palëve  janë dorëzuar 80%  e dosjeve te kredive  te ceduara ne numër dhe volum sipas aneksit nr.1.

Referuar aktit shtesë nr.3, Ndaj kontratës se kalimit te kredive datës 11.08.2015, ne date 13.01.1016, është nënshkruar ky akt nga “Bankes ProCredit” sh.a dhe shoqërisë Micro “Credit Albania” sh.p.k. Palët janë dakortesuar qe “Micro Credit Albania” sh.p.k te marre ne dorëzim nga “Bankes ProCredit” sh.a, dokumentacionin e gjeneruar nga sistemi CË.Net i Bankës. Palët bien dakort qe  Ceduesi (banka ProCredit) po cedon te Cesionari (Micro Credit Albania) ne total një numër prej 3999 kredish , me një shume prej  7 .299.203 euro. Bashkëlidhur këtyre akteve  janë anekset  me listat e kredive për te cilat janë dorëzuar dokumentet .

Nga këqyrja e te dhënave elektronike te CD dërguar nga “BankaProCredit” sh.a, si dhe nga dokumentacioni i administruar nga “Micro Credit Albania” sh.p.k, me shkresën e datës 30.11.2020, për kreditorin Tomorr Hidaj konstatohen këto fakte dhe rrethana:

Shtetasi Tomor H., mbi bazën e te dhënave te klientit, ai ka marre dy kredi pranë “Bankes ProCredit” sh.a, e para është marre ne date 18.12.2006 ne vlerën e 150 000 lek, ndërsa e dyta është marre ne vlerën e 200 000 leke, ne date 04.02.2008.

Lidhur me kontratën e datës 04.02.2008, nga “Banka ProCredit” sh.a, i është kërkuar  Gjykatës se Rrethit Gjyqësore Tirane që të lëshoje urdhrin e ekzekutimit për kontratën me nr.P-35208 datës 04.02.2008. Ne këto rrethana me vendimin nr.Regj.Them.2965 date 21.10.2010 Gjykata e Rrethit Gjyqësore Tiranë ka vendosur për lëshimin e urdhrit te ekzekutimit për kontratën e kredisë me nr. P-35208 datës 04.02.2008.

Me shkresën  e datës 28.08.2015,“Banka ProCredit” sh.a, ka njoftuar per kalimin e kësaj kredie tek kreditori Micro Credit Albania sh.p.k. Sipas këtij, njoftimi  totali i detyrimit  ka qene ne vlerën e 95,544.00 leke.

Nga aktet konstatohet se Shërbimi përmbarimorë “STAR” me përmbaruese Jordisa Dervishi ka njoftuar  debitorin solidare Dhurata H., dhe debitorin Tomorr H. për ekzekutim vullnetar të detyrimit .

Në datë 23.09.2015 shërbimi përmbarimorë  “STAR” sh.p.k, me përmbaruese Jordisa Dervishi, mbi bazën e kërkesës se palës kreditore MCA-se, ka njoftuar palën debitore  Tomorr H. e Dhurata H  për ekzekutimin vullnetare te detyrimit.

Me aktin e datës 08.10.2015 është nënshkruar një kontrate tjetër kredie nga shtetasi Tomorr H. Kjo kontrate është nënshkruar mes tij dhe agjencisë financiare  Micro Credit Albania sh.p.k për vlerën e  122 300 lekë.

Për sa sipër vërehet se  kredia e dhënë nga “Micro Credit Albania” sh.p.k ne date 08.10.2015, është dhënë në kushtet e mashtrimit. Kjo për faktin se “Micro Credit Albania” sh.p.k, ka qenë në dijeni të pamundësisë financiare të likuidimit nga ana e debitorëve. Këta shtetas kane qenë të regjistruar në regjistrin e kreditorëve të këqinj nga banka e Shqipërisë.

Referuar akteve dhe deklarimeve provohet se vjedhja është kryer ne kushte e mirëbesimit, duke mashtruar subjektet se me marrjen e kredisë tek MCA për te likujduar kredinë e mëparshme do te kishin kushte lehtësimi ne pagesën e kësteve. Ky fakt me vone nuk ka rezultuar i tille por ka renduar akoma edhe me shume gjendjen financiare te subjektit debitor.

Rasti me debitor qytetarin Hysni T. Ky subjekt ka qene subjekt përmbarimor në cilësinë e debitorit ndaj bankës se nivelit të dytë “ProCrcdit Bank”’sh.a. që ka kaluar kredinë tek shoqëria “Micro Crcdit Albania” sh.a.

Ne date 02.06.2016 përmbaruesja Jordisa Dervislıi e punësuar pranë shërbimit përmbarimore STAR, me emër të ndryshuar “FS” ka vendosur pushimin e ekzekutimit të urdhrit të ekzekutimit nr.9044, datë 24.11.2015. Titulli ekzekutiv i përket kredisë date 31.01.2003. Në vendimin e gjykatës kreditori i ri MCA, pretendon se debitori është me vonese prej 4465 dite, pra me shumë se 12 vite .
Pasi nuk janë mjaftuar me vënien në ekzekutim të një titulli, i cili kishte përmbushur afatin e parashkrimit, kreditori është futur ne një rreth vicioz të rritjes së detyrimit, nëpërmjet një kredie të re.

Referuar dokumenteve të vëna në dispozicion nga “ProCredit Bank” sh.a, pikërisht, urdhrit “Për heqjen e sekuestros konservative nr.02666 prot. date 07.02.2019 te përmbarueses Kejda Seferi vërtetohet se katër dite përpara se te kërkohej pushimi i ekzekutimit nga kreditori , pikërisht ne datën 28.05.2016 është nënshkruar kontrata e kredisë konsumatore me kreditorin “Micro Credit Albania”, për te cilin është lëshuar një urdhër i ri ekzekutimi, vendimi nr. 157 (651-33-2017), date 27.07.2017 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Dibër dhe qe është vene ne ekzekutim nga “Shërbimi Përmbarimorë FS”.

Continue Reading

Aktualitet

Aksidenti në Kuç-Qeparo, niset me helikopter drejt Traumës një prej çiklistëve

Një prej çiklistëve që mbeti i plagosur në aksidentin e regjistruar në Kuç-Qeparo është nisur me helikopter drejt Traumës pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme ku tre çiklistët humbën kontrollin e biçikletës gjatë garës së etapës së katërt të Turit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë, dhe dolën nga rruga. Si pasojë të tre mbetën të plagpsur dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, por njëri prej tyre mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë dhe është nisur drejt Traumës. Ndërkohë dy çiklistët e tjerë po marrin mjekim në spitalin e Vlorës. Sakaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Aktualitet

A është pë*rdhunuar 13-vjeçarja nga i moshuari? E ëma: E merrte jashtë fshatit, i jepte lekë

Është zbardhur dëshmia e të ëmës dhe gjyshit të 13-vjeçares nga fshati Hoçisht i Devollit, e cila është ngacmuar seksualisht nga bashkëfshatari i saj, 64-vjeçari Zenel Rushitaj, i cili u arrestua nga Policia. Autoritetet dyshojnë se ky i fundit dhe ka abuzuar seksualisht me vajzën minorene, teksa pritet përgjigjia e kontrollit mjekësor.

E ëma e minores, në një prononcim për Euronews Albania ka treguar se 13-vjeçarja u është rrëfyer, pasi i kanë kapur mesazheve qnë telefonin e gjyshit, me të cilën minorenia dyshohet se komunikonte me Zenel Rushitajn.

Vazja i ka rrëfyer të ëmës se 64-vjeçarja disa muaj më parë e kishte kërcënuar se do t’i vriste babanë, nëse ajo do të tregonte për ngacmimet. Të ëmës, 13-vjeçarja i ka mohuar se është abuzuar seksualisht nga i moshuari, por se vetëm e ka prekur me dorë. Nëna e 13-vjeçares ka thënë se Zenel Rushitja e merrte vajzën jashtë fshatit dhe e gënjente duke i dhënë lekë.

“Siç më tregoi vajza, kohë më parë e kishte kërcënuar dhe i kishte thënë që po të tregonte për ngacmimet do t’i vriste babanë. Ja ka thënë muaj më përpara. Vajza më tha që atë që mendoni ju nuk ka ndodhur. S’më ka bërë gjë, më ka bërë gjëra të tjera. Më ka prekur me dorë. E njohim si bashkëfshatar, nuk kishim hyrje-dalje. Ka dy ditë vajza që më tregoi pasi kapëm mesazhet që ai dërgonte në telefonin e gjyshit. Ne e pame kur i ra telefoni para 2-3 ditësh, e pa kunata por nuk tregoi se kishte burrin atje. I ra 2 herë në telefon, por ne nuk folëm. E merrte jashtë fshatit vajzën, e gënjente, i jepte lek”, tha nëna e të miturës.

Ndërkohë, gjyshi i 13-vjeçares, Haxhi Rushitaj tregoi se si e kishin zbuluar ngjarjen përmes mesazheve në telefonin e tij që e përdorte mbesa. Po ashtu, ai tha se autori Zenel Rushitaj është personazh problematik, teksa në kohën e komunizmit ka qenë i dënuar për vrasje.

“Gruan e kam në Gjermani dhe më ka lënë telefonin dhe e përdor ime mbesë. Ja kërkova një ditë dhe s’donte të ma jepte, ja mora me forcë dhe nusja e djalit tjetër lexoi mesazhet. Mesazhet ishin “dil këtu, takohemi atje”, vende që i kishin frekuentuar. Mesazhe kërcënuese s’kishte. Ne dje ja kapëm. Doja ta takoja atë personin, nuk ishte, dhe takova një punonjës policie dhe bëra denoncim. Është person problematik, ka qenë i dënuar në kohën e komunizmit për vrasje, ka bërë gati 18 vite burg, dhe i dënuar për përdhunim të një gruaje”, tregoi ai.

Continue Reading

Aktualitet

“SIGAL UNIQA”, pjesë e Piramidës së Tiranës/ Ponari: Lokacioni më i ri i inovacionit në sigurime dhe edukimit financiar

“SIGAL UNIQA Group Austria” prej 25 vjetësh tashmë është kryefjala e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon.

Pjesë e “UNIQA Insurance Group”, kompania ka fituar besimin e qytetarëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut jo vetëm për shërbimin profesional ndaj klientit, mbi 500 milionë euro dëme të paguara por edhe për inovacionin që ka sjellë vazhdimisht.

Dhe një kompani Sigurimi kaq novatore, që ecën me hapat e zhvillimit të teknologjisë, nuk mund të mos ishte pjesë e ndërtesës më novatore në Tiranë.

Falë bashkëpunimit me Fondin Amerikan të Zhvillimit, një partner i hershëm dhe shumë i rëndësishëm i SIGAL UNIQA, dhe Bashkisë së Tiranës, një prej objekteve më të vizituara në kryeqytet, ka tashmë pjesë të mozaikut të saj të mirëideuar edhe kompaninë më të madhe të sigurimeve, “SIGAL UNIQA Group Austria”.

Themeluesi dhe CEO-s i kompanisë, Avni Ponari, teksa foli mbi rëndësinë që kanë sigurimet në përditshmërinë e gjithësecilit prej nesh, u shpreh se, zyra e “SIGAL UNIQA” pranë Piramidës së Tiranës nuk do të jetë thjesht një zyrë ku klientët aktualë dhe të rinj do të marrin shërbime sipas standarteve evropiane por edhe një qendër inovacioni, rekreativiteti dhe auditor leksionesh mbi sigurimet dhe edukimin financiar në përgjithësi.

Është traditë e SIGAL-it që të jetë gjithmonë pranë gjërave të reja, pranë inovacioneve, pranë zhvillimeve dhe teknologjive. Zhvendosja e një zyre këtu në Qendër të Teknologjisë, mund ta quaj, të Tiranës, afër Piramidës, është një risi për ne sepse me këtë ne përmbushim një detyrim që kemi ndaj stafit tonë dhe ndaj klientëve tanë.

Këtu do të bëhen trajnime të fushave të ndryshme, aq më tepër trajnime për të rinjtë që duan të njohin botën e sigurimeve, një nga më të rëndësishmet në botën e qytetëruar. Për të qenë afër me ne dhe të jenë të punësuarit tanë. 

Por nga ana tjetër, ne kërkojmë që, në kuadër të dixhitalizimit dhe futjes së teknologjive të reja, ne t’ju shërbejmë klientëve edhe në pagesën e dëmeve në distancë”, u shpreh ndër të tjera Ponari.

 

SIGAL UNIQA, 25 VJET LIDER NË TREGUN E SIGURIMEVE

E themeluar në Shkurt 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” prej vitit 2007, SIGAL UNIQA operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni duke kryesuar tregun në këto shtete e duke qenë edhe mes Top 50 kompanive më të mëdha në Europën Juglindore.

Falë strategjisë së ndjekur, modelit të biznesit, menaxhimit të duhur dhe stafit profesional, kompania është rritur vit pas viti duke arritur sot një pozicion dominues në tregun shqiptar dhe rajonal të sigurimeve.

Sot, “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, duke numëruar mbi 2400 punonjës e agjentë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku ushtron aktivitetin e saj sipas standarteve tërësisht evropiane.

Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite kanë bërë që mbi rreth 1.2 milionë klientë vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

Web: www.sigal.com.al 

E-mail: [email protected] 

Whatsapp: 068 60 62 829

Continue Reading

Aktualitet

BIRN: Aksioni i SPAK nxjerr në dritë lidhjet e errëta të politikës me krimin e organizuar

Gjatë fundjavës Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ndërmori një operacion në shkallë të gjerë duke lëshuar 50 urdhër arreste kundër eksponentëve kryesor të krimit të organizuar në vend.

Hetimi i SPAK kundër 7 organizatave kriminale i bazuar tek të dhënat e aplikacionit të koduara Sky ECC dhe EncroChatt, nuk ka zbardhur vetëm 18 episode kriminale – të cilat luhaten nga vrasja te ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit, por ka bërë të dukshme dhe ka faktuar edhe lidhjet mes grupeve kriminale dhe politikës në Shqipërisë.

Të dhënat e bëra publike nga ky hetim i SPAK tregojnë se tre deputetë të Partisë Socialiste, nga të cilët dy nga legjislaturat e shkuara dhe një nga legjislatura aktuale, kishin familjarë ose janë përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në aktivitete kriminale si pjese e strukturave të krimit të organizuar.

Sipas ekspertëve këto të dhëna janë dëshmi të lidhjeve të forta midis krimit të organizuar dhe politikës në Shqipëri, të cilat janë rrënjosur prej dekadash.

“Politika dhe krimi kanë ekzistuar prej dekadash në simbiozën më të shëmtuar në vendin tonë – njëra palë ushqente tjetrën dhe të dyja se bashku janë ushqyer mbi kurrizin e shqiptarëve”, tha Redion Qiriazi, ekspert sigurie me eksperiencë 15-vjeçare nw studimin e krimit të organizuar.

Ndërkohë Arjan Dyrmishi, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, i tha BIRN se lidhjet midis krimit dhe politikës në Shqipëri nuk janë rastësore, por një investim proaktiv i organizatave të krimit të organizuar për të “siguruar mbrojtje ndaj goditjeve apo dënime sa më të lehta”.

Dyrmishi theksoi se pikërisht për shkak të këtij investimi dhe lidhjeve të forta mes krimit dhe politikës edhe suksesi i drejtësisë është ende në pikëpyetje.

“Ndarja e krimit nga politika, administrata dhe ekonomia ka për të qenë një operacion afatgjatë dhe mendoj se me gjithë kahun pozitiv të deritanishëm, suksesi i këtij operacioni nuk është akoma i garantuar”, tha ai.

Operacioni i SPAK

Të shtunën me 18 maj, SPAK njoftoi mbylljen e njërit prej operacioneve më të mëdha kundër krimit të organizuar në vend. Sipas njoftimit për shtyp 7 grupe kriminale me shpërndarje thuajse në të gjithë vendin u goditën, ndërsa u ngrit akuzë ndaj 50 personave.

Nën akuzë u vu Arben Ndoka, ish-deputet i Partisë Socialiste i shpallur në kërkim dhe një listë e gjatë me bashkëpunëtorë dhe armiq të tijtë, përfshi figura të njohura të botës së krimit, si Astrit Avdyli, Gjergj Culkali, Emiljano Shullazi, Endrit Dokle dhe të tjerë.

“Operacioni i drejtuar nga SPAK dhe i rënë dakord me Europol më datë 17 maj 2024,  zgjati për rreth 20 orë, ku u angazhuan afërsisht 30 hetues të BKH-së, forcat RENEA, Policia e Shtetit, si dhe Europol i cili caktoi një Oficer pranë SPAK për të mbështetur këtë Operacion. U kryen veprime hetimore në qytetet e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Lezhës, Rrëshenit, Kurbinit, Fushë-Krujës dhe Krujës. Gjatë këtyre veprimeve hetimore u ushtruan kontrolle në rreth 50 ambiente banimi,” bëri të ditur SPAK në një njoftim zyrtar.

SPAK njoftoi sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 4.5 milionë euro, përfshirë gati 1 milionë euro në para të thata, orë me vlerë rreth gjysmë milion euro apo gjysmë milion euro të tjera automjete, pesë prej të cilave ishin të blinduara. Katërmbëdhjetë persona u arrestuan në Shqipëri gjatë operacionit, ndërsa gjashtë të tjerë u arrestuan në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Belgjikë.

SPAK bëri të ditur se zbardhi 18 episode kriminale, përfshirë vrasje, tentativa për vrasje, bomba, kultivim apo trafikim droge e të tjera. Goditja u bë e mundur falë informacioneve të siguruara prej autoriteteve franceze nga aplikacionet Sky ECC dhe EncroChat, dy aplikacione celularësh që besohej se ofronin komunikim të sigurt dhe që ishin popullore për figurat e krimit të organizuar.

Për ekspertët e sigurisë operacioni është një hap i suksesshëm, që do sjellë rritje të besimit te drejtësia, por që duhet të shihet vetëm si një hap i parë.

“Arrestimet e fundit padyshim dëshmojnë për një rritje të efektshmërisë dhe efikasitetit të SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend”, tha Redion Qirjazi.

Arjan Dyrmishi theksoi se operacioni duket se dëshmon një ndryshim në mënyrën se si po zhvillohen hetimet. Sipas tij ka një ndryshim me hetimet e cekëta të mëparshme që ndalonin te përsonat e kapyr në flagrancë dhe nuk shkonin te organizatorët e lehtësuesit.

“Shumë rrallë hetimet mund të jenë shtrirë për të përfshirë dhe personat lehtësues që formojnë miksin e lartëpërmendur”, tha ai ndër të tjera.

Nga ana e tij eksperti i sigurisë Pëllumb Nako, oficer i Policisë së Shtetit në pension, shprehet se ky operacion është vetëm një hap i parë, por sheh me optimizëm faktin që hetimet nuk u ndërprenë kur u arrit te emra politikanësh.

“Kjo sepse më parë hetimet në këtë drejtim ose janë ndërprerë fare ose dhe nuk janë thelluar duke rezultuar të pjesshëm pa u shkuar deri në sekuestrime pasurish e akte të tjera”, thotë ai.

Tentakula të shtrira

Për Pullumb Nakon aksioni i SPAK dëshmon për lidhje të forta mes krimit dhe politikës. Këto lidhje sipas tij ishin të perceptuara dhe të përmendura në media, por mohoheshin nga klasa politike.

Por ai shprehet i shqetësuar për përmasat e kësaj lidhje dhe infiltrimin e strukturave shtetërore nga organizatat kriminale. Sipas tij SPAK provoi përmasat e krimit të organizuar, që përfshin individë që hynë si politikanë në parlament, pushtetarë lokalë, investitorë të ashtuquajtur strategjikë dhe punonjës të niveleve të ndryshme të policisë.

Nako tha se kjo situatë ka sjellë një krim të organizuar gjithmonë e më të fortë, i cili veç të tjerash ka futur duart edhe në fondet publike.

“Të gjithë të lidhur në grup dhe në bashkëpunim ndër grupe dhe me financa të fuqishme që garantojnë paprekshmëri nga organet e drejtësisë, mbrojtje politike dhe ligjore për të kryer më pas investime publike nëpërmjet fondeve publike”, theksoi ai.

Nako shtoi se përtej operacionit situata është e rëndë, ndërsa paratë e pista rrezikojnë ekonominë e vendit.

“Pastrimi i parave në vendin tonë duke qartë se sa përmasa alarmante ka për ekonominë dhe për vetë shoqërinë shqiptare”, tha ish-oficeri i lartë i policisë.

Për ekspertët lidhjet e thella mes krimit dhe politikës janë të dukshme prej kohësh. Qirjazi përmend se të njëjtat organizata kriminale të goditura në këto operacione, kanë qenë më herët pjesë e fushatave elektorale dhe kanë bërë grumbullim votash për partitë politike dhe nga ana tjetër kanë përfituar akses në fondet publike.

“Këto të dyja janë faqet e kundërta të së njëjtës monedhë. Mjafton të përmendësh këtu ndërhyrjet e grupeve kriminale në fushata elektorale, financimet e fshehura të partive politike, tendera të fituara nga persona me akuza penale, si dhe politikanë e drejtues lokalë të dënuar për korrupsion apo lidhje me struktura kriminale, dhe kushdo mund të kuptojë se krimi dhe politika kanë qenë partnerë të pandashëm”, tha ai.

Për Dyrmishin politika është fajtore edhe për aksesin që krimi i organizuar ka fituar në policinë e shtetit. Ai theksi se policia ka qenë që herët nën presionin financiar e korruptues të këtyre strukturave kriminale dhe se “në mungesën e një sistemi efektiv llogaridhënie dhe ndërhyrjet politike frekuente, nuk ka qenë e vështirë për krimin e organizuar të shtrinte ndikimin edhe në këtë sektor”./ BIRN

Continue Reading
Advertisement

TRENDING