Connect with us

Bota

Shpërthimi masiv i një vullkani rrezikon vendbanimet, ja për ku bëhet fjalë

Një vullkan masiv u aktivizua sot në jugperëndim të Islandës për herë të dytë brenda më pak se një muaj, duke lëshuar llavë në drejtim të një vendbanimi të afërt. Shpërthimi, pak para orës 8:00 të mëngjesit të dielën, ndodhi pas një sërë tërmetesh në afërsi të qytetit Grindavik, njoftoi Zyra Meteorologjike e Islandës.

Banorët e këtij vendi u evakuuan gjatë natës. “Llava po rrjedh disa qindra metra në veri të vendit, pra 400 deri në 500 metra”, tha Kristin Jonsdottir nga Zyra Meteorologjike e Islandës. Banorët e Grindvikut ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre edhe në nëntorin e kaluar dhe nuk ishin kthyer në qytet për gjashtë javë, pas një sërë tërmetesh dhe shpërthimit të një vullkani. Ata u kthyen më 22 dhjetor.

Qyteti me 3.800 banorë afër aeroportit kryesor të Islandës u evakuua më 10 nëntor kur një sërë tërmetesh shkaktuan çarje të tokës mes Grindavikut dhe Sylingarfellit, një qytet i vogël në veri të vendit. Që nga ajo kohë janë ndërtuar mure mbrojtëse përreth vullkanit me shpresën e devijimit të magmës larg banesave. Por, muret e ndërtuara në veri të Grindavikut janë rrëzuar dhe llava po lëviz në drejtim të qytetit.

Në Islandë ndodh shpërthimi i një vullkani çdo katër-pesë vjet mesatarisht.

Advertisement