Pinknews
Alfio foli për divorcin në BBV, reagon ish-partnerja, Fatma Methasani
Ish-banori i Big Brother VIP, Alfio Rrotani teksa ishte brenda shtëpisë së madhe është rrëfyer për divorcin nga ish-partnerja e tij, Fatma Methasani.
Gjatë një bisede me Meri Shehun dhe Fation Kuqarin, banori i Big Brother Vip ka treguar se si e përjetoi ndarjen nga Fatma, me të cilën ka një fëmijë. Sipas tij, kjo periudhë për të ishte një nga më të vështirat dhe që e ka vuajtur shumë.
“Pavarësisht gjërave që kanë ndodhur, unë kam kaluar vitet më të bukura të jetës sime. Kemi qenë gjashtë vite bashkë. E kam vuajtur si kafshë këto dy vite pas ndarjes”, tha ai.
Pas kësaj bisede tejet personale për ish-çiftin, ka ardhur edhe një reagim nga moderatorja. Fatma ka zgjedhur ta thumbojë Alfion duke ndarë disa rreshta të një fragmenti nga një libër ku thuhet:
“Njerëzve u pëlqen vërtet të përdorin të kaluarën për t’u dukur më mirë ose për të bërë të tjerët të duken më keq”.