Shkrime
Për Tomorin, që thoshte nuk mund ta lejojmë ‘Malokun’ (Berishën) ta kthejë PD-në në një OJF
Nga Namir Lapardhaja
Sa herë që shoh Tomor Alizotin në televizor, më vjen ndër mend një djalë në Berat, gjatë kohës së fushatës së zgjedhjeve të vitit 2021.
Ndërsa një natë ishim ulur në një prej lokaleve që frekuentonim shpesh gjatë asaj kohe, në praninë e 5-6 vetave të tjerë në tavolinë, i tha:
“Uroj që kjo fushatë të mbarojë shpejt dhe beratasit të të votojnë pa të njohur, se po të njohën, nuk ka për të dhënë votën askush!”
Prej mbylljes së zgjedhjeve të atij viti dhe në vazhdim, Alizoti nuk ka bërë gjë tjetër, vetëm se ka vërtetuar thënien e asaj nate.
Pikërisht ky që thoshte se “nuk mund ta lëmë PD-në në dorën e ‘Plakut’ (Berishës) dhe nuk mund ta lejojmë ‘Malokun’ (Berishën, pra) ta kthejë PD-në në një OJF”, del sot pa pikë sedre dhe turpi e bën deklarata të tilla.
Që të merremi vesh, edhe deklaratat i bën në vazhdën e asaj, se ende nuk e kanë njohur ata që u lëpihet sot, se po e njohën, e dini vetë si vazhdon ajo punë e thënies së 2021…
P.S: Që të jem i sinqertë, unë mendoj se edhe ata që u lëpihet sot, e njohin shumë mirë dhe në fund do ta lënë me gisht në gojë, por inshallah Zoti na jep jetë dhe shëndet që ta shohim se si do shkojë kjo punë