Connect with us

Kosova

Takoi fëmijët e saj në Suedi, vëllai i Liridonës: Duan të vendosin lule te varri i nënës së tyre në Kosovë

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt e cila u vra disa muaj më parë ka takuar dy fëmijët e saj Dionin dhe Diarin. Leonardi thotë se nipi dhe mbesa e tij kishin vetëm një kërkesë që të vinin në Kosovë dhe të vemdosnin lule ke varri i nënës. Ai gjithashu falenderon dhe shërbimet sociale në Suedi për kujdesin profesional ndaj fëmijëve.

“Sot i takova nipat Dionin dhe Diarin, fëmijët e Liridonës tonë, pas disa muajsh dhe pas një ngjarje tragjike që do t’i përcjellë tërë jetën. U përqafuam gjatë. Ata e patën vetëm një kërkesë: a mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nanes?  Falënderojmë shërbimet sociale në Suedi për kujdesin profesional”, ka shkruar Leonard Ademaj.

Kosova

Analiza/ Pse s’po e njeh Spanja Kosovën?

Me synimin për të kontribuar në arritjen e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve, Spanja e ka njohur zyrtarisht shtetin palestinez.

Të njëjtën gjë e bënë Norvegjia dhe Irlanda. Me këtë vendim ata iu bashkuan më shumë se 140 shteteve nga 193 vendet anëtare të OKB-së.

Siç tha të martën kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, “njohja e shtetit të Palestinës nuk është vetëm një çështje e drejtësisë historike, me aspirata legjitime të popullit palestinez, por është gjithashtu një imperativ për ta arritur paqen”.

“Është e vetmja mënyrë për të realizuar zgjidhjen që ne të gjithë e njohim si e vetmja e mundshme për të arritur të ardhmen e paqes – një shtet palestinez që bashkëjeton përkrah shtetit të Izraelit në paqe dhe siguri”, tha Sanchez.

Me këtë lëvizje të qeverisë spanjolle, por edhe me arsyetimin e saj, shtrohet pyetja pse Spanja po heziton ta njohë Kosovën, shtet me shumicë shqiptare që e ka shpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, pas luftës dhe bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999?!

Derisa më shumë se 110 shtete e kanë njohur shtetësinë e Kosovës, ndër të cilat shumica nga BE-ja, si dhe SHBA-ja, Serbia refuzon ta njohë, së bashku me Rusinë dhe Kinën. Spanja, Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia, po ashtu, ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Qeveria spanjolle nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse njohja e Kosovës mund të pasojë njohjen e shtetit palestinez.

Megjithatë, çështja e njohjes së Kosovës nga Spanja doli gjatë diskutimit të takimit të ministrave të jashtëm më 27 maj, në Bruksel, në dritën e vendimit të Spanjës për njohjen e shtetit të Palestinës.

Burimet i thanë Radios Evropa e Lirë se për këtë ka pasur një grindje të hapur ndërmjet palëve nga Gjermania dhe Spanja.

Derisa Gjermania ishte “shumë bindëse” për njohjen e Kosovës, “Spanja ishte në mbrojtje, duke argumentuar se Kosova nuk ishte në agjendë”.

Ish-ambasadori i Spanjës në Beograd, Raul Bartolome Molina, gjatë vitit 2023 kishte deklaruar se qëndrimi i vendit të tij është i qartë: Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa mbështet tentimet e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ky qëndrim nuk ka ndërruar, as nuk do të ndërrojë, dhe të gjithë aleatët tanë e dinë këtë shumë mirë”, kishte thënë Bartolome më 30 qershor, një ditë para se të marrë Spanja udhëheqësinë e Presidencës së Bashkimit Evropian.

Çfarë rëndësie ka njohja e shtetit palestinez nga Spanja, Irlanda dhe Norvegjia?

Vendimi i OKB-së i vitit 1948 që krijoi Izraelin, parashikonte një shtet fqinj palestinez, por rreth 70 vjet më vonë kontrolli i territoreve palestineze mbetet i ndarë dhe ofertat për anëtarësim në OKB janë mohuar.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe vende të tjera perëndimore kanë mbështetur idenë e një shteti të pavarur palestinez që ekziston përkrah Izraelit si një zgjidhje për konfliktin më të vështirë të Lindjes së Mesme, por këmbëngulin se shtetësia palestineze duhet të vijë si pjesë e një zgjidhjeje të negociuar. Negociata thelbësore nuk ka pasur që nga viti 2009.

Megjithëse vendet e BE-së dhe Norvegjia nuk do ta njohin një shtet ekzistues, vetëm mundësinë për një të tillë, simbolika ndihmon në ngritjen e pozitës në nivel ndërkombëtar të palestinezëve dhe shton presionin mbi Izraelin për të hapur negociatat për përfundimin e luftës.

Gjithashtu, ky hap i jep rëndësi shtesë çështjes së Lindjes së Mesme përpara zgjedhjeve të qershorit për Parlamentin Evropian, kur rreth 370 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë teksa një rritje e madhe e së djathtës ekstreme është në skenë.

Presioni diplomatik ndaj Izraelit është rritur teksa beteja me Hamasin – i shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka hyrë në muajin e saj të tetë. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me një diferencë të konsiderueshme më 11 maj për t’i dhënë “të drejta dhe privilegje” të reja Palestinës në shenjë të mbështetjes në rritje ndërkombëtare për një votim për anëtarësimin.

Udhëheqësit e Spanjës, Irlandës, Maltës dhe Sllovenisë thanë në mars se po e shqyrtonin njohjen e një shteti palestinez si “një kontribut pozitiv” drejt përfundimit të luftës.

Edhe pse dhjetëra vende e kanë njohur Palestinën, asnjë nga fuqitë kryesore perëndimore nuk e ka bërë këtë dhe është i paqartë ndryshimi që mund të sjellë lëvizja e këtyre tri vendeve.

Megjithatë, njohja e tyre do të shënonte një arritje të rëndësishme për palestinezët, të cilët besojnë se kjo i jep legjitimitet ndërkombëtar luftës së tyre.

Pak ka të ngjarë të ndryshojnë gjërat në terren në një afat të shkurtër. Bisedimet për paqe kanë ngecur dhe Qeveria e vijës së ashpër e Izraelit refuzon ta ndryshojë qëndrimin e saj kundër shtetësisë palestineze.

Izraeli reagoi menjëherë më 22 maj, duke tërhequr ambasadorët e tij nga Irlanda dhe Norvegjia.

Qeveria izraelite kritikoi bisedimet për pavarësinë e Palestinës duke i quajtur si një “shpërblim” për sulmin e Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, i cili vrau 1.200 njerëz dhe rrëmbeu mbi 250 të tjerë. Ajo kundërshton çdo lëvizje për të legjitimuar palestinezët ndërkombëtarisht.

Disa fuqi të mëdha kanë treguar se qëndrimi i tyre mund të jetë duke evoluar mes protestave për pasojat e ofensivës së Izraelit në Gaza, që ka vrarë më shumë se 35.000 palestinezë sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës. Ministria nuk bën dallim midis joluftëtarëve dhe luftëtarëve në numërimin e saj

Pse nuk e njeh Spanja Kosovën si shtet?

Arsyeja kryesore lidhur me këtë besohet të jetë qëndrimi i Spanjës karshi aspiratave të rajonit verilindor të saj, Katalonjës, që të pavarësohet.

Ky rajon ka pasur disa përpjekje të pasuksesshme që të ndahet nga Spanja, ndërsa Madridi zyrtar e ka kundërshtuar ashpër këtë lëvizje.

“Qartazi, Spanja nuk dëshiron ta njohë Kosovën, sepse do të duhej të pranonte se provincat e një shteti kanë të drejtë të ndahen… Ata nuk duan t’i japin Katalonjës më shumë municion ose argument për ndarje”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Eran Fraenkel.

Tani i vendosur në SHBA, Fraenkel kishte jetuar për disa vite në Spanjë ku kishte punuar me Qendrën për Punë të Jashtme të Barcelonës, si ekspert për rajonin e Ballkanit.

Ai ka disa publikime mbi Ballkanin dhe marrëdhëniet e këtij rajoni me Bashkimin Evropian.

Duke komentuar lëvizjen e fundit të Spanjës për njohjen e shtetit palestinez, Fraenkel thotë se këtë çështje e sheh të ndarë nga njohja e mundshme e Kosovës.

“Kushtet historike dhe politike në Kosovë dhe Palestinë janë shumë të ndryshme saqë në të vërtetë nuk janë të krahasueshme”, thotë ai.

Ndonëse thotë se mund t’i japë një lloj shtytje kauzës palestineze, Fraenkel beson se qeveritë e shteteve që e njohin shtetin e Palestinës, “e pranojnë që është në parim (gjest) simbolik”.

“Vendimi mund të jetë me qëllim të mirë se shtetet duan të njohin të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje (shtetësi), për të cilën të gjithë pajtohen në parim. Por, askush nuk mund të pajtohet se si të realizohet kjo në praktikë dhe përderisa ka çështje të pazgjidhura mes Izraelit dhe Palestinës, atëherë çështja operacionale (praktike) për shtetësinë palestineze do të shtyhet në vazhdimësi”, thotë ai.

Ai beson se ekzistojnë edhe disa pengesa të mëdha në drejtim të zgjidhjes me dy shtete.

“Njohja e shtetit palestinez është e varur nga të mospasurit luftë, që fatkeqësisht jam pesimist se mund të ndodhë. Pra, të mos ketë luftë dhe të ketë pajtim palestinez mbi atë se çfarë lloj qeverisjeje duan dhe ku do të jetë ajo”, shpjegon tutje Fraenkel.

Tutje, Fraenken beson se njohja e shtetit palestinez, nuk do t’i shkaktojë Spanjës apo shteteve tjera ndonjë pasojë të madhe në pozicionin e tyre në politikën ndërkombëtare.

“Edhe nëse krijon disa valë ose ndonjë ndjenjë të keqe në mes të Izraelit dhe shteteve që po e njohin shtetësinë palestineze, unë nuk mendoj që është diçka që nuk mund të tejkalohet”, thotë ai.

Ndërkaq, meqenëse Spanja e sheh Kosovën si një lëvizje separatiste, sipas Fraenkel, pasojat nga një njohje e mundshme, për Spanjën, janë të menjëhershme.

“Katalunasit (vite më parë) dëshironin të mbanin një referendum, për të mbajtur një referendum për të shpallur pavarësinë. Madridi e quajti këtë ilegale. Duke pasur parasysh këtë qëndrim të Spanjës ndaj Katalonjës, si do të ishte e mundur që ata të pranonin një Republikë separatiste”, shton Fraenkel.

Në deklarime të mëhershme zyrtare në lidhje njohjen e mundshme të Kosovës, Madridi zyrtar kishte thënë për REL-in se “çështja e territorit të Kosovës të zgjidhet përmes dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Më 6 janar, megjithatë, Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës, duke u mundësuar qytetarëve të Kosovës që të udhëtojnë pa viza edhe në këtë shtet, pas heqjes së regjimit të vizave për kosovarët më 1 janar, 2024.

Dialogu Kosovë – Serbi

Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2011.

Procesi, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, nisi fillimisht për çështje teknike, për të kaluar më pas në nivel politik.

Në vitin 2013, palët arritën marrëveshjen e parë të parimeve për normalizimin e marrëdhënieve, e cila u bë e njohur si Marrëveshja e Brukselit.

Shumë prej pikave të saj, përfshirë atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, mbeten pa u zbatuar.

Dhjetë vjet pas, me propozim të BE-së, palët arritën edhe një marrëveshje tjetër për normalizimin e marrëdhënieve, e cila u bë e njohur si Marrëveshja Bazë ose Marrëveshja e Ohrit.

Pothuajse të gjitha pikat e saj vazhdojnë, po ashtu, të mos respektohen nga palët.

Derisa ato akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje, BE-ja ua ka bërë të qartë se nga normalizimi i marrëdhënieve mes tyre varet procesi i integrimit evropian.

Por, autoritetet e këtij vendi sqaruan për REL-in se kjo nuk nënkupton njohje të Kosovës.

Liderët e Kosovës, megjithatë, në vazhdimësi deklarojnë se presin ndryshim qëndrimi nga shtetet mosnjohëse evropiane./ REL

Continue Reading

Kosova

‘Me izolimin e plotë dhe kërcënimet në rritje, Kosovës i duhet një qeveri pa Kurtin’

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se mënyra se si shtetet në OKB kanë votuar për të mbështetur dhe kundërshtuar Rezolutën kundër gjenocidit në Srebrenicë, është “këmbanë alarmi edhe për Kosovën”.

“Kjo tregon se ne jetojmë në një botë të zvogëluar, ku historia po rishkruhet dhe ku kohës dhe hapësirës po u ndryshon kuptimi. Një botë e përcaktuar vetëm nga interesat, pa asnjë parim dhe vlerë. Me izolimin e plotë dhe me kërcënimet në rritje ndaj Kosovës, vendit i duhet një qeveri pa Albin Kurtin, me një plan të qartë dhe një veprim të guximshëm” ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme ka theksuar se vetëm një qeveri properëndimore e ri-pozicionon shtetin si në raporte me aleatët strategjikë, si përballë armiqve të saj, Serbise, Rusise e shumë të tjerë në botë.

Tri ditë më parë, lideri i partisë që i takon Hoxhaj, Memli Krasniqi u ka dërguar letër kryeministrit, njëherit kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ku e ka theksuar nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Në takimet e fundit që i kam zhvilluar me secilin lider të këtyre partive parlamentare, kam shprehur qëndrimin se zgjedhjet sot janë një domosdoshmëri qytetare dhe jo një dëshirë politike, andaj tani është koha që të veprojmë të koordinuar dhe me hapa konkret”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Propozimi i PDK-së, siç ka treguar Krasniqi, që zgjedhjet e reja të mbahen më 30 qershor ose më 7 korrik është për shkak të afateve ligjore dhe kushtetuese, “për të arritur njërën nga këto data, mocioni procedural për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, do të duhej të votohej më së largu deri më 29 maj”.

Continue Reading

Kosova

I dashuruar me vajzën e ministrit serb, agjent i Beogradit, Haradinaj hedh akuza për Kurtin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti për të cilin ka deklaruar se “është agjent i rekrutuar i shërbimeve serbe”.

“Unë besoj se kryeministri I Kosoves Albin Kurti është i rekrutuar prej shërbimeve sekrete serbe. Mendohet se ai ka pasur lidhje dashurie me vajzën e një ministri të Sllobodan Millosheviçit pak para luftës” – theksoi Haradinaj gjatë një interviste.

“Supozohet që ajo lidhje ka qenë ndihmëse për kohën e qëndrimit të tij në burg, përkundër të këqijave i kanë bërë regjimi ne Beograd. Ka shumë shenja që tregojnë se Albin Kurti është në shërbim të agjendës serbe dhe ruse” – u shpreh i bindur kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Gjithashtu, deputeti i AAK-së teksa ka folur për Kurtin, ka theksuar se ky i fundit “i ka gënjyer njerëzit” se është për bashkim kombëtar, por ai ka shtuar se “këtë e paska pasur për te frikësuar të tjerët nga pavarësia e Kosovës”.

Ai gjithahstu ka folur mbajtjen eventuale të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, teksa potencuar se kryeministri Kurti më mirë është të dorëhiqet vet, pasi për Haradinajn, kjo mënyrë “është shpëtim për të”.

“Dëshira jonë për të shkuar në zgjedhje është me shkarkimin e tij, për fajet dhe humbjet që ia ka shkaktuar Kosovës” – potencoi Ramush Haradinaj

Continue Reading

Kosova

Less flet edhe për idenë e ndarjes së Kosovës, edhe këta dy politikanë e përkrahin

Timothy Less, hulumtues kryesor në Qendrën për Gjeopolitikë të Universitetit të Kembrixhit, vlerësoi se politika e Perëndimit ndaj çështjes së Kosovës është në ngërç, ndërsa Kosova po ndjek një politikë të integrimit të dhunshëm të serbëve.

Less tha se besonte për një kohë të gjatë se historia e Kosovës do të përfundonte me një marrëveshje për ndarje dhe shtoi se priste që Richard Grenell dhe administrata e ardhshme e Donald Trump të vazhdonin aty ku e lanë në vitin 2020 dhe se do të avanconin idenë që për të është e vetmja zgjidhje e mundshme për çështjen e statusit.

“Ndërkohë, politika aktuale e Perëndimit është në ngërç. Kosova po ndjek politikën e saj të integrimit të dhunshëm të serbëve ose, më mirë në këndvështrimin shqiptar, të eksodit të tyre nga Kosova. Serbia po kundërshton gjithnjë e më shumë çdo njohje të pavarësisë, që është një përgjigje e parashikueshme ndaj asaj që ai e sheh si persekutim të serbëve të Kosovës dhe presion nga Perëndimi për të hequr dorë nga Kosova pa ndonjë kompensim të konsiderueshëm”, tha Less duke shtuar se kur është fjala për Perëndimin, ai është në kurth sepse, nga njëra anë, mbron anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe nga ana tjetër, refuzon ta bëjë këtë dhe e kushtëzon Kosovën me themelimin e Asociacionit, kritikon shqiptarët për veprime të njëanshme kundër serbëve dhe forcon praninë e saj ushtarake në Kosovë për të “parandaluar veprimet e njëanshme të serbëve”.

Ndërkohë, shtoi Less, dialogu i udhëhequr nga BE-ja kohëve të fundit është ndërprerë dhe zyrtarët kryesorë, si Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak po tërhiqen, gjë që është një dëshmi e qartë e dështimit të politikës aktuale perëndimore ndaj Serbisë dhe Kosovës.

“Me fjalë të tjera, çështja e statusit të Kosovës është viktimë e të njëjtit idealizëm të rremë liberal në mendimin perëndimor, i cili duke ndaluar ndryshimin e kufijve dhe duke u fiksuar në të ashtuquajturën drejtësi restauruese, bllokon çdo lloj zgjidhjeje të përhershme apo të qëndrueshme në Bosnje dhe Hercegovinë dhe ruan një gjendje të ngrirë rraskapitëse” – potencoi tha Less.

Continue Reading

Kosova

Eksperti amerikan tregon arsyet për lëvizjen e fundit të Kurtit dhe jep paralajmërimin e fortë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është shprehur i gatshëm për shkuarje në zgjedhje të reja parlamentare. Ai ka zhvilluar takime me përfaqësues të partive opozitare, duke thënë se është i interesuar që të diskutojë me subjektet politike për datën më të përshtatshme për zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë.

I pyetur se pse kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, po i përmend zgjedhjet parlamentare, në përfundim të mandatit të tij, profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka dhënë dy arsye.

Ai i ka lidhur zgjedhjet e reja me çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Sugjerimi i Kurtit për të shkuar në zgjedhje të parakohshme në thelb është krijuar për të arritur dy gjëra. Njëra është që i gjithë diskutimi i Asociacionit të Komunave Serbe të shtyhet për qeverinë e ardhshme. I dyti, siç deklaruan disa opozitarë, Kurti sugjeroi zgjedhjet e parakohshme, sepse dëshiron të shmangë diskutimin e largimit të Kosovës nga agjenda e komitetit të ministrave në Këshillin e Evropës”, ka deklaruar eksperti amerikan

Por, sipas Ben-Meir, Qeveria e re nuk do të mund të shmangë formimin e Asociacionit.

“Së fundi, përpjekja e Kurtit për të shmangur të pashmangshmen – krijimin eventual të Asociacionit të Komunave Serbe – nuk ka funksionuar deri më tani, dhe mund të mos funksionojë edhe nëse do të ketë zgjedhje të reja, pavarësisht nëse ai apo ndonjë nga partitë opozitare formojnë qeverinë e ardhshme”, ka nënvizuar profesori.

Ai ka shtuar se “nga këndvështrimi i BE-së, çështja e Asociacionit është thelbësore për t’i dhënë fund bllokimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Sipas tij, pa zhbllokim të raporteve mes të dyja vendeve, “nuk do të ketë përparim thelbësor në procesin e integrimit të Serbisë dhe Kosovës”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING