Connect with us

Kosova

Papagalli Vuçeviç përsërit fjalët e shefit të vet për njohjen

Në Serbi, Ministri i mbrojtjes në mandatin teknik dhe kreu i SNS Millosh Vuçeviç, ka deklaruar se pushteti në Prishtinë në mënyrë të vazhdueshme po bënë presion ndaj serbëve në Kosovë dhe ky është rreziku më i madh për Serbinë, pasi sipas tij atje po bëhet spastrim etnik dhe ndërsa dihet se lufta diplomatike është opsioni më i mirë, në Prishtinë nuk ka me kë të bisedohet, si dhe përsëriti se nuk do ketë njohje të Kosovës.

Siç shkruan “Kurir”, Vuçeviç në TV Pink deklaroi se “de facto në Kosovë po ndodhë spastrim etnik i serbëve”, ndërsa Serbia kq zgjehsur opsionin “luftë diplomatike, mes zgjeshjes se opsioneve konfrontim dhe luftë nga njëra anë dhe heshtja e mos ndërmarrja e asnjë veprimi në anën tjetër”.

“Mendoj se lufta politike e diplomatike është opsioni më i mirë” si ka thënë edhe presidenti Vuçiç, duke njoftuar se Serbia çdo ditë ndërmerr hapa politik e diplomatik në lidhje me atë çfarë po ndodhë në Kosovë” – theksoi Vuçeviç

Sipas tij, pushteti në Prishtinë nën udhëheqjen e Albin Kurtit po ndërmerr veprime “që atje mos të mbetet asnjë serb” “Por edhe sikur të ndodh, as atëherë nuk do pranohet njohja e Kosovës. Askush të mos mashtrohet se me sulme ndaj popullatës serbe, do detyrojnë Serbinë që të njoh Kosovën – nuk ka njohje të pavarësisë” – potencoi ministri serb Millosh Vuçeviç.

Advertisement