Politike
Konferenca Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional/ Rama: Kemi mungesë kualifikimi
Kryeministri Edi Rama në konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional tha se vendi ynë nuk ka mungesë njerëzish, por mungesë kualifikimi.
Rama: Arsimi profesional dhe nevoja për krah të kualifikuar pune e ka bërë 2024, ka shënuar këtë dekadë si dekadën e një lufte e cila ka nisur me intensitet. Sot kushtet për të pasur një debat të hapur për arsimin profesional dhe për të krijuar një sens të përbashkët vlerësimi të domosdoshmërisë të mbështetjes së kualifikimit profesional të më të rinjve, janë shumë më të favorshme për shkak se sipërmarrja ka nisur ta ndjejë lagështirën dhe ta shohë me sytë e vet në të përditshmen e vet kundërshtinë midis ambicies, nevojës dhe mundësive për tu rritur dhe nga ana tjetër të mungesës gjithmonë edhe më alarmante të kapacitetit njerëzor, ka nisur të reflektohet në rritjen e pagave. Tregu të mos krijojë më vende të lira pune që mund të mbetet bosh, për shkak të mungesës së aftësive për punë të caktuar. Sot jemi për një fakti shumë kokëfortë në industrinë e turizmit e cila është e re në Shqipëri në kuptimin e krijimit të një ekosistemi që po rrit me shpejtësi ambicien, mundësitë e investimeve për t’ju përgjigjur një kërkese marramendëse që vjen nga krijimi i Shqipërisë në sytë e botës si një destinacion për t’u vizituar. Nuk kemi mungesë njerëzish por mungesë kualifikimi, mungesë të rinjsh që mund ta zënë një vend duke zotëruar aftësitë.