Aktualitet
BE ende pa pajtim/ Korniza negociuese për Serbinë
Edhe pse kanë kaluar plot dy muaj prej kur Komisioni Evropian dhe Shërbimi i veprimit të jashtëm i BE-së (EEAS) kishin dorëzuar propozimin e tyre për ndryshimin e kushteve nga kapitulli 35 i kornizës negociuese në procesin e negociatave të anëtarësimit me Serbinë, në Këshillin e BE-së ende nuk është arritur konsensusi i nevojshëm për miratimin e këtyre ndryshimeve.