Politike
PS për mandatin e Xhaçkës/ Deputetja: S’kam ushtruar asnjë influencë për të përfituar
Partia Socialiste ka përgatitur një raport për mandatin e deputetes Olta Xhaçka dhe do të votojë sot në seancë për dërgimit në Gjykatën Kushtetuese siç urdhëron gjykata.
Ne fjalën e saj deputetja Olta Xhaçka tha se Kuvendi nuk ka se çfarë voton për mandatin e saj. Duke ju drejtuar Bardhit ajo tha se ai është një shpifës i rëndomtë.
Opozita kërkoi dërgimin e mandatit të Xhaçkës në Kushtetuese që në vjeshtën e vitit 2022, pasi e akuzon se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik, gjë që ministrja e ka mohuar disa herë.
Po ashtu edhe opozita ka dëpozituar një raport, përmes së cilit kërkohet që mandati i Xhaçkës të dërgohet në Kushtetuese për verifikim.
Kryeministri Edi Rama do të mungojë në seancën e sotme për shkak të axhendës, pasi ndodhet në Francë me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese pranoi e kërkesën e 14 deputetëve të PD, për ta shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.
Ky vendim do të thotë që Kuvendi është i detyruar që ta çojë një kërkesë të deputetëve për verifikim të mandatit të një deputeti në Kushtetuese dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë.
Ditën e sotme do të kalojë për miratim edhe ngritja e Komisionit të Posaçëm për influencën ruse, ndryshe komisioni “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.