Politike
Historia dashuri-urrejtje me Kryemadhin e vërtetë apo për klikime? Meta s’e mban të qeshurën
Meta ka komentuar dhe deklaratat e bëra ndaj Monika Kryemadhit, bashkëshortes së tij.
Osman Stafa: Z. Meta duke qenë se dihet tashmë se historitë dashuri-urrejtje shesin shumë, kanë klikime dhe bëjnë bujë, a mos përplasja juaj me znj. Kryemadhi është në kuadër të lojës?
Meta: Ju niseni nga filmi; Operacioni i zjarrit, apo keni të dhënë nga grupi i zjarrit. Të gjitha këto ndryshime që po bën Ilir Meta dhe nga PL, nuk ka asnjë lojë. Ose loja është e hapur. Unë Ilir Meta, kandidat për president të PL, kam një program të qartë me 5 prioritete për 4 mln shqiptarë plus. Kam një ekip të qartë. Në planin financiar, se do pyesin qytetarët, se ku do të gjenden paratë, kam ekonomistin më të mirë, që është Petraq Milo.