Bashkëshorti i 39-vjeçares me iniciale A. A. ka kallëzuar se e shoqja është larguar nga banesa, ndërsa policia po punon për gjetjen e gruas dhe fëmijëve të tyre të mitur.
“Më datë 03.05.2024, shtetasi E. A., 31-vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39-vjeçe, së bashku më 3 fëmijët e tyre të mitur. Po punohet për gjetjen e tyre”, raporton policia.