Pinknews
‘6 ditë në koma, të gjithë doktorët….’/ Mes dhimbjes, Fation Kuqari flet për humbjen e të atit
Ish-banori i BBV3, Fation Kuqari ka folur për humbjen e babait të tij dhe dhimbjen e madhe që kishte lënë pas ndarja e tij nga jeta.
Mes trishtimit, ish-banori ka treguar se si ky 30-vjetor e ka gjetur pa njeriun e tij më të shtrenjtë.
Unë me babanë jam rrit gjithmonë si shok. E kisha më shumë si shok sesa si baba. Gjithçka që bëja, flisja komunikoja e kishim komunikimin të afërt. Babi im qëndroi 6 ditë në koma, ishte 1 maj, ditë e shtunë. Ishte shumë i lumtur dhe 30 minuta më pas më njoftuan që ishte në spital, kjo ishte shumë e dhimbshme. S’e kisha menduar kurrë këtë, ishte shokuese.
“Nuk e di si më çoi Zoti deri në Fier, nuk e kam parë dot shtrirë. Jam 30 vjeç sot, nuk e ndjej. Unë jam mësuar çdo vit ta festoj më të. Njeriu gjen forca, por dhimbja mbetet gjithmonë. Kur e pash të shtrirë, për mua ishte goditje e madhe, tromboza i kapi trurin”,-u shpreh Fatjoni.