Connect with us

Politike

Zgjedhja për delegatët e Kongresit/ Manja: Do të jemi në qeverisje edhe në mandatin e katërt

Partia Socialiste po zhvillon procesin zgjedhor për delegatet e rinj të kongresit edhe në Qarkun e Lezhës. Procesi i votimit po vijon prej dy ditësh, ndërsa janë thirrur për të votuar 4371 të Partisë Socialiste, ku në garë janë 83 kandidat.

Procesi zgjedhor u ndoq nga afër nga Drejtuesi Politik, njëherazi dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, sipas të cilit Partia Socialiste do të vijojë të jetë forcë qeverisëse.

‘Sot jemi në ditën e dytë të votimit të delegatëve të Kongresit të Partisë Socialiste. Dje ishte dita e parë, sot është dita e dytë dhe e fundit. Besoj pas 7 do të kemi rezultatet e votimit të delegatëve të gjithë qarkut të Lezhës. Procesi po shkon shumë mirë, normalisht dhe deri tani në bashkinë e Lezhës këtu ku jemi, kanë marrë pjesë 54% e anëtarësisë së regjistruar për të votuar dhe shpresoj që pasdite të kemi një fluks tjetër votuesish të anëtarësisë sonë për të ushtruar të drejtën e votës.

Është një ushtrim i mirë të demokracisë që di ta bëjë vetëm Partia Socialiste e Shqipërisë. Kryeministri Rama në Kongresin e Partisë Socialiste deklaroi që partia do të rienergjizohet në të gjithë Shqipërinë dhe sot jemi jo në fjalë por me vepra. Mbi 90% e delegatëve që do të zgjidhen në qarkun e Lezhës, por edhe në gjithë Shqipërinë do të jenë për herë të parë delegatë kongresi.

Këtë ndryshim, këtë rienergjizim, këtë ushtrim demokracie di ta bëjë vetëm Partia Socialiste e Shqipërisë. PS është në betejë elektorale që të nesërme kur mbarojnë zgjedhjet. Dhe prandaj jemi në qeverisje dhe do të jemi në qeverisje edhe në mandatin e katërt. Për ne nuk ka pushim. Atë ditë që mbarojnë zgjedhjet, atë ditë për ne fillojnë përgatitjet për zgjedhjet e rradhës’, deklaroi Manja.

Procesi i votimit do të përfundojë në oren 19:00 të së shtunës, ku nga qarku do të dalin 44 delegatë nga 83 që janë në garë.

Advertisement